Marrëdhënie

February 18, 2019 | 8:25

E thotë shkenca: Miqësia midis burrit dhe gruas nuk ekziston

 

Miqësia midis burrit dhe gruas nuk mund të ekzistojë, sepse dy gjinitë e perceptojnë marrëdhënien e tyre në mënyra shumë të ndryshme: Ja si dhe pse ndodh!

Të gjithë e kemi pyetur veten të paktën një herë në jetë, pikërisht atëherë kur na dukej se një person i seksit tjetër ishte veçanërisht i afërt me qëndrimet tona. Përveç opinioneve personale, edhe shkenca dëshironte gjithashtu të prononcohej mbi këtë çështje kaq të diskutueshme, duke dhënë një përgjigje negative.

Po ju shpjegojmë pse, sipas disa studimeve shkencore, miqësia mes burrit dhe gruas nuk mund të ekzistojë.

amicizia-uomo-donna

Referencat seksuale

Një studim i Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë argumenton se miqësia mes burrit dhe gruas nuk mund të ekzistojë, sepse njeriu vazhdimisht mendon për seksin. Si rezultat, njeriu keqkupton qëndrimin e gruas dhe sapo i prek dorën, ai ka testuar tashmë të gjitha hipotezat e mundshme seksuale. Me pak fjalë, dy gjuhë të ndryshme me një rrezik të lartë keqkuptimi.

Evolucioni natyror

Studimi norvegjez tregon se si burrat dhe gratë përjetojnë marrëdhënie me qëllime krejtësisht të ndryshme. Në fakt, seksi mashkullor ka vështirësi në përjetimin e një raporti, duke menduar se është vetëm miqësi dhe për këtë arsye, shumë gjeste që konsiderohen të padëmshme (nga gratë) shndërrohen në sinjale seksuale për mashkullin.

Rrini të qetë, është një proces i pandërgjegjshëm që e ka origjinën shumë thellë. Në fakt, kjo tendencë mund të vijë nga evolucioni natyror i specieve, sepse njeriu nuk mund të neglizhojë ndonjë rast hipotetik të riprodhimit.

Tërheqje fatale

Një studim nga Adrian F. Ward i Departamentit të Psikologjisë të Harvardit tregoi se si meshkujt janë më lehtësisht të tërhequr nga gratë, diçka që nuk ndodh në të kundërtën. Si rezultat, seksi femëror do të mendojë se mungesa e tërheqjes është e ndërsjellë me rrezikun e gjetjes së tyre në situata të pakëndshme.

Vizione të pavetëdijshme

Nëse jeni xheloze për shokun e të dashurit tuaj, ndoshta duhet të filloni t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër. Një sondazh i kryer në Universitetin e Wisconsin bëri të qartë se është shumë më e zakonshme që meshkujt të tërhiqen nga mikeshat e tyre dhe jo e kundërta.

Përgatiti: Orjona TRESA / Burimi: grazia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top