Tema e një fëmije nga një shkollë fillore në Lousiana po bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale. Tema e dhënë nga mësuesi ishte: “Çfarë do të dëshironit të mos ishte shpikur kurrë?”.
Nga 21 nxënës vetëm katër prej tyre kanë pranuar se urrenin telefonin inteligjent, por tema e veçantë e një fëmije pati sukses të madh.
“I urrej telefonat sepse prindërit e mi kalojnë gjithë ditën aty. Është me të vërtetë një zakon i keq. E urrej smartphone-n e nënës sime dhe do të doja të mos e kishte blerë kurrë atë, mos ta kishte kurrë një të tillë”. Arsyeja? Prindërit janë gjithmonë para ekranit të telefonit dhe neglizhojnë fëmijët e tyre, të cilët rriten me mungesën e udhëzimeve të të rriturve. Dhe për të kuptuar më mirë zhgënjimin e tij, shtatëvjeçari bëri gjithashtu një vizatim të vogël: një smartphone me një X të madh sipër dhe pranë tij një fytyre të vogël që thotë “E urrej”.
Mësuesi, ka vendosur të publikojë frazat më përfaqësuese në Facebook duke përdorur hashtag-un #listentoyourkids ose “dëgjojini fëmijët tuaj”.
Burimi / http://www.oggiscuola.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.