Editorial

May 28, 2018 | 11:14

“E urrej telefonin inteligjent të nënës sime: shpenzon gjithë ditën aty”, tema e një fëmije në shkollë fillore

“I urrej telefonat sepse prindërit e mi kalojnë gjithë ditën atje, e urrej smartphone-n e nënës sime, nuk do ta blej kurrë një të tillë”. Kjo fjali, e shkruar me laps me një shkrim të pasigurt, gjendet në temën e një fëmije që ndjek klasën e dytë të një shkolle në Lousiana, në Shtetet e Bashkuara.

Nxënësit të vogël iu desh t’i përgjigjej një pyetjeje: “Çfarë do të dëshironit që të mos ishte shpikur kurrë?”. Mësuesja, Jen Beason, poston projektin në profilin e saj në Facebook me hashtag #listentoyourkids: “dëgjoni fëmijët tuaj”.

Rasti: Detyra e fëmijës shoqërohet nga një vizatim: një smartphone i shënuar me një X të madh dhe pranë një fytyre që thotë “E urrej”. Mësuesja gjithashtu tha se nxënësi i detyrës së postuar në Facebook nuk është i vetmi që ka zgjedhur telefonin celular si një shpikje që nuk e do. Nga 21 nxënës, katër pranuan se urrenin telefonin inteligjent.

Postimi i mësueses është bërë viral në rrjet dhe për pak orë është shpërndarë nga 260 mijë përdorues. Mësuesja ka përdorur hashtags #getoffyourphone dhe #listetoyourkids për t’i rekomanduar prindërit të “shkëputen nga telefonat celularë” dhe “të dëgjojnë fëmijët e tyre”.

Të dhëna: Gjithnjë e më shpesh janë fëmijët që po mundojnë prindërit e tyre për abuzimin me telefonat celularë dhe jo anasjelltas. Sipas një studimi britanik të kryer në vitin 2017 nga Digital Awareness UK dhe Headmasters and Headmistresses Conference, më shumë se një në tre fëmijë i kërkoi nënës dhe babait të tyre që të kufizonin përdorimin e telefonave celularë. 14% thanë se prindërit vazhdojnë ta monitorojnë atë edhe gjatë ngrënies. 22% besojnë se përdorimi i telefonave celularë ka penguar familjet që të shijojnë kohën e kaluar së bashku. Por vetëm 10% e nënave dhe baballarëve janë të vetëdijshëm për atë që fëmijët e tyre mendojnë për mënyrën e tyre të përdorimit të telefonit, edhe pse pothuajse gjysma e tyre pranojnë se shpenzojnë shumë kohë në internet.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top