Studim

September 11, 2018 | 14:03

E verdha e vezës një mrekulli kundër rënies së flokëve

Nga ilaçi i gjysheve për flokë më të shkëlqyeshëm dhe më të fortë në një premtim anti-dëmtim nën lentet e shkencës. Sipas një studimi japonez, të botuar në ‘Journal of Medicinal Food’, në të verdhën e vezëve ka një përbërje të mundshme kundër alopecisë, procesit të zvogëlimit të cilësisë (ngjyrës, trashësisë) dhe sasisë së flokëve ose zhdukjes së tyre.

Shkencëtarët e quajtën atë Hgp (Hair Growth Peptide) pasi e kanë nënshtruar atë në një sërë testesh, duke demonstruar se stimulon rritjen e flokëve dhe mund të shërbejë si një alternativë për barnat e disponueshme, të cilat nuk japin rezultate të njëjta për të gjithë dhe janë të ngarkuara nga rreziku i efekteve anësore. Emri i ekipit japonez është Satoshi Itami, nga Departamenti i Dermatologjisë rigjeneruese të Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Osakas; nën drejtimin e autorit Toshio Nakamura nga Pharma Foods International Co. Ltd., kompani e Kiotos.

E verdha e vezës kundër rënies së flokëve

Kërkuesit deklarojnë se “alopecia është e ndarë në dy kategori: androgjenetike dhe jo -androgjenike. Një anomali i funksioneve biologjike të varura nga androgjenet shkakton alopecia tek meshkujt, por roli i androgjeneve për humbjen e flokëve të grave nuk ka akoma një shpjegim”. Në fakt “modifikimi i aktivitetit androgenik nuk është efektiv në disa lloje të alopecisë femërore androgjenetike, pasi nuk është në rastet e alopecisë jo-androgjenike mashkullore dhe femërore”.

Gjatë studimit hulumtuesit kanë vëzhguar se veza e pulës përmban një faktor kyç për rritjen e flokëve. Dhe kështu sipas tyre, peptidet e tretshme në ujë që rrjedhin nga të verdhat e vezëve stimulojnë prodhimin e Vegf”, faktori i rritjes endoteliale vaskulare (i njëjtë me një ilaç stimulues, i njohur si anti-baldness), si dhe “rritjen e qelizave të folikulave të flokëve të njeriut”.

 

Burimi / https://www.today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top