Këshilla & Arsye

June 3, 2017 | 11:30

E vërteta mbi nxirjen natyrale

Zbuloni këtu si jeni në marrëdhënie me diellin, për të përfituar një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme. Nuk duhet të aplikoni më shumë se 30 gramë krem për mbrojtje nga dielli. S’është shumë kur vjen fjala për shëndetin…

1

Mit: Është OK të përfitosh një nxirje të mesme

Një nxirje “e vërtetë” nuk është e shëndetshme, edhe kur bie fjala për një ngjyrosje diskrete. “Miti: arritja në një nxirje bazë për mbrojtje, është i pavërtetë, – thotë dr. Philip Artemi nga Kolegji i Dermatologëve në Australi. – Një nxirje e lehtë do të dobësojë sistemin imunitar të trupit, ndërkohë që një nxirje e tepërt, e shoqëruar me djegie nga dielli, kërcënon dhe të ekspozon ndaj kancerit të lëkurës”. Rrini sa të mundeni në hije, duke u mbrojtur me krem me SPF të lartë dhe stimuloni nxirjen me një krem autonxirës, për të pasur një aspekt lëkure sa më natyrale. Sigurohuni që lëkura të jetë e pastër, nëpërmjet një scrub-i të bërë me një furçë të veçantë dhe më pas me një hidratim të bollshëm me vaj ose krem trupi.

Mit: SPF 50 mbron lëkurën dy herë më shumë se një SPF 30

Mos u shqetësoni në qoftë se shikoni nëpër dyqane produkte të shumta me SPF 50+. Pavarësisht se diferenca midis të dyja vlerave është e vogël, duke pasur parasysh përqindjen e mbrojtjes UVB–SPF 30 bllokon 97% të rrezeve UVB, kurse SPF 50 vetëm me një për qind më shumë, 98% do të duhet të aplikoni kremin çdo dy orë kur jeni në plazh, për më tepër nëse notoni ose nëse djersiteni. Sipas konkluzionit të arritur nga specialistët në këtë fushë, një faktor më i lartë mbrojtjeje nuk siguron një kohë më të gjatë ekspozimi në diell, por vetëm një nivel më të lartë sigurie.

Mit: Dielli europian dëmton më pak se sa në vende të tjera

Kudo të udhëtoni në Europë, mos harroni të vini në bagazh një krem me SPF të paktën 30. Sipas specialistëve, ndoshta në Europë do ju duhet më shumë kohë ekspozimi në diell derisa të arrini të konstatoni djegie të lëkurës në krahasim me Australinë, për shembull, por edhe këtu është po aq e rrezikshme. “Ky fakt lidhet me koordinatën: sa më lart të jeni nga ekuatori, aq më shumë ulet niveli UV dhe aq më shumë jeni të mbrojtur nga efektet e rrezeve, por UV janë të njëjta kudo të ndodheni”, thotë dermatologu Stephen Shumack, duke nënvizuar se në të vërtetë dielli nuk është aq i fortë në Europë. Lyeni trupin me një krem mbrojtës me SPF 30; mund të zgjidhni një
spray, për të lehtësuar aplikimin e tij dhe përthithja të jetë sa më e shpejtë.

Mit: Mbrojtja e tepërt diellore mund të shkaktojë mungesën e vitaminës D

Pavarësisht se specialistët konsiderojnë se ekziston një lidhje midis produkteve për mbrojtje nga dielli dhe mungesës së vitaminës D, kjo nuk do të thotë se mbrojtja s’është e domosdoshme. Studimet tregojnë se për shumicën e njerëzve 10 minuta ekspozimi në diell disa herë në javë janë të mjaftueshme për tëmbajtur një nivel optimal të vitaminës D. “Personat me lëkurë më të errët janë më të predispozuar, sepse përthithja e vitaminës D bëhet më ngadaltë, – thotë Artemi. – E njëjta gjë vlen edhe për ata që punojnë në turne natën, ata që e mbulojnë trupin e tyre për arsye fetare, ose ata të cilët kanë sëmundje dermatologjike”. Keni ende dyshime? Mund t’i kërkoni mjekut tuaj t’iu bëjë analiza gjaku dhe më pas, sipas nevojave, t’iu rekomandojë suplemente
vitaminash – janë po aq produktive sa ekspozimi i kontrolluar në diell. 

Mit: Fondatina me SPF ofron mbrojtje diellore

“Nëse fondatina pretendon se ka SPF, duhet të dini se ofron vetëm mbrojtje UVB”, shpjegon Artemi. ”Për mbrojtje UVA do të keni nevojë për një krem mbrojtës SPF 30+ me spektër të gjerë, i cili aplikohet pas kremit hidratues dhe përpara vendosjes së make-up-it – për më tepër nëse kaloni shumë orë nën diell. Zgjidhni një krem të lehtë si La Roche Posay Antehlios – i cili përthihet më lehtë, sepse përmban substancë si oksidi i zinkut ose dyoksidi i titaniumit dhe që lëshon njolla të bardha pas aplikimit.

Mit: Rrezet UVB nuk mund të kalojnë nëpërmjet xhamit

Realiteti është se rrezet UVB (ato të cilat shkaktojnë djegie) janë pothuajse të bllokuara nga xhami. Mirëpo rrezet UVA hyjnë më thellë dhe mund të shkojnë shumë larg. Megjithëse nuk shkaktojnë djegie, “ato dëmtojnë qelizat, duke çuar deri te kanceri i lëkurës dhe plakjen e parakohshme”, pohon Artemi. Para se të hipni në makinë aplikoni mbi lëkurë një krem me SPF minimumi 30+, në veçanti në zonat më të ekspozuara si veshët, fytyra, krahët dhe në çdo sipërfaqe të trupit ku shikoni njollat kafe. As rrobat nuk janë një pengesë për rrezet e diellit, kështu që është mirë ta mbuloni të gjithë trupin me krem mbrojtës për të qenë të sigurt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top