Mirëqenie

July 9, 2019 | 10:44

Ecja çdo ditë prej 15 minutash mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trupin dhe shëndetin tuaj

Tashmë janë mjaft të njohura përfitimet që i sjell shëndetit dhe pamjes tonë estetike, aktiviteti i rregullt fizik. Megjithatë, jo të gjithë mund të shkojnë në palestër ose të luajnë një sport. Në fakt, vetëm 15 minuta në ditë janë të mjaftueshme për të ndryshuar në mënyrë dramatike shëndetin tuaj.

Ky zakon i shëndetshëm ka një ndikim të rëndësishëm në trupin tonë dhe ofron shumë përfitime shëndetësore. Më poshtë kemi listuar përfitimet kryesore të ecjes së përditshme prej 15 minutash.

Diabeti. Një shëtitje prej 15 deri në 30 minuta mund ta zvogëlojë shumë rrezikun e diabetit. Përveç kësaj, ajo gjithashtu ndihmon në reduktimin e yndyrës që grumbullohet në stomak.

Alzheimer. Ecja për 15 minuta në ditë gjithashtu na ndihmon të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjes Alzheimer. Zhytja në natyrë ka një përfitim shtesë: nxitet endorfina e mirëqenies dhe përmirësohen të gjitha aktivitetet njohëse.

Hipertensioni. Studime të ndryshme kanë treguar se aktiviteti i moderuar fizik mund të përmirësojë ndjeshëm presionin e gjakut, veçanërisht tek ata me hipertension kronik.

Tretja. Aktiviteti fizik promovon tranzitin e zorrëve dhe përmirëson të gjithë aktivitetin e sistemit të tretjes.

Kockat dhe nyjet. Një veprimtari e rregullt, megjithëse e moderuar, forcon kockat, duke rritur densitetin e tyre dhe duke zvogëluar rrezikun e osteoporozës. Gjithashtu tonifikohen muskujt.

Përmirëson gjendjen shpirtërore. Një shëtitje e mirë në një park ose një pyll rrit prodhimin e endorfineve, duke krijuar një ndjenjë të mirëqenies së qëndrueshme.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top