Mirëqenie

November 20, 2019 | 9:40

Ecja e bën trurin më kreativ dhe është një ilaç i shkëlqyeshëm për trishtimin

Ecja është e mirë. Jeta jonë e përditshme është skllave e rutinës. Ne të gjithë kemi dozën e detyrave ditore që duhet të kryejmë dhe që truri ynë i kryen pothuajse automatikisht. Kjo është një rutinë që në afat të gjatë bëhet mbytëse dhe na bën të irrituar dhe të pakënaqur.

Ndonjëherë duket sikur kemi jetuar jetën e një personi në burg: gjithmonë të njëjtat mure, të njëjtat fytyra, të njëjtat gjeste: deri në pafundësi, në një sekuencë që bëhet më e keqe se mërzia, bëhet e lodhshme  dhe rraskapitëse. Është një jetë që mund të na çojë në prag të një shpërthimi në planin afatgjatë. Si një tenxhere me presion e lënë shumë gjatë në zjarr.

Dhe në vrullin e të fituarit gjithnjë e më shumë, ne kemi tendencë të punojmë gjithnjë e më shumë dhe të sakrifikojmë pothuajse të gjitha orët e zgjimit. I burgosuri i shembullit të mëparshëm për arsye të dukshme të rutinës së tij nuk mund ta ndryshojë atë edhe nëse duket e pamundur. Por nuk është një ritëm i qëndrueshëm edhe nëse jemi me fat dhe bëjmë një punë që na pëlqen, e lëre më pastaj nëse detyrohemi të bëjmë një punë që e urrejmë.

Epo, një mënyrë e shëndetshme për t’i shpëtuar këtij rrethi të mbrapshtë është të ecësh. Ecni në natyrë, jashtë, mbase herët në mëngjes para se të shkoni në punë, ose në mbrëmje pas darke, në vend që të rehatoheni para TV.

Pse të ecni? Cilat janë përfitimet?

Le t’i shohim ato: përmirëson gjendjen shpirtërore; të largon përkohësisht nga problemet dhe shqetësimet; ju lejon të jeni në kontakt me natyrën; oksigjenon trurin dhe rrit krijimtarinë; përmirëson ritmin e zemrës dhe ul presionin; zvogëlon stresin; ndihmon për të fjetur. Një shëtitje, të paktën një orë në ditë përmirëson gjendjen shpirtërore dhe gjithashtu është e mirë për shëndetin tuaj.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top