Mirëqenie

July 11, 2019 | 8:40

Ecja me biçikletë rigjeneron trupin dhe mendjen

Pedalimi nuk është vetëm sinonim i shëndetit dhe argëtimit, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të lëvizur nga një pjesë e qytetit në tjetrën dhe për të mbrojtur mjedisin. Më poshtë kemi listuar përfitimet kryesore të çiklizmit.

Pesha. Çiklizmi është një nga aktivitetet më të mira për të djegur yndyrë dhe për të ulur kolesterolin, një nga shkaqet e para të sëmundjeve kardiovaskulare. Pedalimi për një orë në ditë ju ndihmon të digjni rreth 500 kcal.

Stresi. Përdorimi i biçikletës për një udhëtim në natyrë nuk është një aktivitet që kërkon përqendrim të lartë dhe na lejon që t’i kushtojmë kohë vetes, duke rritur vetëvlerësimin.

Gjunjtë. Ata janë pa dyshim ndër më të ndërlikuarit dhe më të prirurit për probleme. Çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar muskujt tuaj dhe për të zvogëluar ndikimin e peshës sonë në gjunjë.

Mbrojtës. Çiklizmi ngadalëson efektet e plakjes dhe forcon sistemin imunitar.

Shpina. Çiklizmi na lejon të stimulojmë muskujt e vegjël të rruazave të shtyllës kurrizore dhe të forcojmë zonën e mesit. Sigurohuni që të mbani një pozicion të saktë.

Celuliti. Ngarja e biçikletës është një nga ushtrimet më efektive për të luftuar kundër celulitit, pasi ajo parandalon akumulimin e yndyrës dhe promovon qarkullimin.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top