Në fokus

August 12, 2019 | 8:30

Ecja me ritëm të shpejtë, mënyra më efektive, për rritjen e jetëgjatësisë

Dëshira për të jetuar gjatë është diçka krejtësisht njerëzore. Megjithatë nuk ka përgjigje për këtë – ushqimi i shëndetshëm dhe largimi i shprehive të këqija të stilit të jetesës mund të ndihmojnë, por nuk janë definitive. Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar se disa aktivitete të thjeshta ditore mund t’jua zgjasin disa vite jetë.

Hulumtimi i kryer nga Universiteti Sydney ka zbuluar se shpejtimi i ritmit të ecjes mund të ndikojë në jetëgjatësinë e personit. Ecja me një ritëm mesatar ka zbuluar se lidhet me 20% reduktim të rrezikut për vdekje nga të gjithë shkaktarët krahasuar me ecjen me ritëm të ngadaltë.

Në anën tjetër, ecja me ritëm të shpejtë është ndërlidhur me një reduktim të rrezikut prej 24%. Rezultati ka qenë i njëjtë për rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, ku ekspertët kanë zbuluar se ecja e shpejtë dhe me ritëm mesatar e ulin atë rrezik me 24 dhe 21%. Këto efekte mbrojtëse të ritmit të ecjes duket se kanë qenë më të theksuara në grupmoshat më të vjetra.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top