Nëse jeni mbyllur në shtëpi dhe nuk dilni nga i ftohti, po gaboni. Sipas një studimi të realizuar nga ekspertë të universitetit të Michigan-it, është vënë re se thjeshtë një ecje e shpejtë në natyrë, përmirëson gjendjen emocionale, si dhe ju ndihmon të bëni një gjumë të mirë.
Hormoni i lumturisë ulet gjithmonë gjatë stinës së dimrit. Shumë studime thonë se pikërisht ‘terapia e dritës’ ndihmon kundër depresionit stinor. Kur jeni në ajër të pastër, rritet prodhimi i vitaminës D, duke forcuar rritjen e kalciumit, luftuar inflamacionin dhe forcuar sistemin imunitar. Mjaftojnë 10 minuta jashtë për të përmirësuar nivelin e hormonit të humorit.
Në studim janë marrë një grup vullnetarësh që kishin ecur në një kopsht të madh botanik dhe tek ky grup memoria është forcuar me 20%. Të njëjtat përfitime janë evidentuar edhe tek ata që kanë ecur mbi 10 minuta me temperatura nën zero.
Të shëtisësh në të ftohtë është njësoj si të meditosh. Shumë kërkime kanë treguar që duke shëtitur hormoni i stresit ulet dhe rritet aktiviteti i sistemit imunitar.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.