Ecja nordike është aktivitet i përsosur për të humbur peshë, tonifikuar dhe madje edhe për të luftuar stresin dhe ankthin.
Ecja nordike, që bëhet me pallaska të ngjashme me ato të përdorura për ski, rekomandohet fort nga mjekët për rehabilitimin e personave me sëmundje të zemrës, mbajtësit e ‘pacemeker’ dhe për trajtimin e obezitetit. Fillimisht, ky lloj i aktivitetit fizik ishte praktikuar vetëm në zonat malore. Sot, ecja nordike praktikohet kudo, madje edhe në qytet.
Ky lloj i ecjes është i përshtatshëm për të gjithë, sepse nuk peshoni në nyje dhe nuk kërkon përpjekje. Teknika është mirë të mësohet nga një instruktor për të mos bërë gabime (sidomos posturale), pastaj ndjehuni të lirë për të eksploruar hap pas hapi botën.
8 përfitime të mahnitshme:
-Me ecje nordike ju humbni peshë dhe mund të arrini formën e dëshiruar fizike brenda disa muajve të praktikës konsistente
-Me praktikë të vazhdueshme të ecjes nordike, mund të tonifikoni të gjithë muskujt e trupit
-Është e mirë për nyjet dhe lufton osteoporozën
-Ecja me ndihmën e shkopinjve është një ushtrim optimal për të forcuar sistemin kardiovaskular
– Praktikimi i ecjes nordike rregullisht është edhe një formë e parandalimit, dhe një kurë për ata që vuajnë nga kontraktimet e muskujve
-Forcon sistemin imunitar dhe ju mban të rinj
-Ajo lufton ankthin dhe stresin
-Vepron pozitivisht në aftësitë motorike :koordinim, durim, forcë dhe lëvizshmëri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.