Shëtitja të paktën tre orë e gjysmë në javë pakëson rrezikun ndaj iktusit për femrat. Ky është përfundimi i një studimi spanjoll nga Autoriteti Sanitar Rajonal i Murcias.
Studiuesit kanë analizuar 13576 meshkuj dhe 19416 femra, të moshës mes 29 dhe 69 vjeç. Në 12 vjet u regjistruan 210 raste ishemie tranzitore dhe 442 raste iktusi, por për femrat që ecnin më shumë se 210 minuta në javë, rreziku i vdekshmërisë nga iktusi rezultoi më pak se 43%. Ndërsa për meshkujt, nuk u regjistrua asnjë përfitim.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.