Revista Forbes e kishte kurorëzuar pak muaj më parë si artisti që fitonte më shumë në 2018, ndërsa fundjavën e kaluar, shoqëria e tij diskografike, Ed Sheeran Ltd, ka deklaruar të ardhurat e tij, duke i konfirmuar ato, siç konfirmon tabloidi The Sun me titullin: Ed Sheeran është solisti më i pasur i botës. Këngëtari 27-vjeçar kishte arritur vitin që shkoi të kapte shifrën e 85 mijë euro në ditë me një fitim bruto me pothuajse 31 milionë euro.
Pavarësisht se ka paguar 6 milionë euro me taksa në Mbretërinë e Bashkuar (shumë më tepër se sa kompania Facebook ka paguar në 2015 dhe 2016) Ed Sheeran është ende artisti më i pasur solist në botë. Sipas të dhënave të lëshuara nga kompania e tij, aktiviteti kryesor i këngëtarit britanik do të kishte faturuar 41 milion e 390 mijë euro me një fitim bruto prej pothuajse 31 milion, që do të thotë, 85 mijë euro në ditë dhe 3 mijë e 500 euro në orë.
Pavarësisht përfitimeve të mëdha, i pasuri Ed i ka xhepat për veten. Me sa duket, vetëm 9 mijë e 300 euro, edhe nëse në bankë do të kishte lënë mënjanë më shumë se 18 milionë. Në një intervistë me “OK! Magazine” vitin e kaluar Ed pranoi se paratë nuk ishin motivimi i tij, me kusht që ai të ishte “i qetë”, dhe ndodhi që ai e dhuroi shumicën.
“Për mua vlen rregulli, çfarë fiton, shpenzoji! Dhe sapo të hyjë diçka, më pas duhet të dalë. Nuk u jap shumë vlerë parave. Shumë nga miqtë e mi kanë shumë më tepër se unë, dhe familja ime e di që shumë nga të ardhurat e mia shkojnë për bamirësi ose spitalet për fëmijët ku jetoj pranë. Kam mjaft për t’u ndierë mirë dhe pjesa tjetër shkon për të ndihmuar njerëzit”, tha ai. “Unë mendoj se paraja është rrënja e të gjitha sëmundjeve. Kurrë nuk kam humbur më shumë miq në jetën time se sa kam bërë qëkur paratë hynë në jetën time …”
Përgatiti Orjona TRESA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.