Në fokus

December 8, 2016 | 14:42

Edhe një cigare në ditë është e keqe për shëndetin tuaj

smokingNjë person, i cili zakonisht tymos vetëm një cigare në ditë është nëntë herë më shumë i rrezikuar të vdesë nga kanceri i mushkërive, krahasuar me një që nuk pi duhan, madje edhe në qoftë se heq dorë nga duhani në moshën 50 vjeç, rrezikon 44% nga vdekja e parakohshme.

Sipas një studimi nga “JAMA Internal Medicine” edhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit është i dëmshëm.

Studiuesit morën në pyetje më shumë se 500,000 femra dhe meshkuj për vesin e pirjes së duhanit gjatë periudhës së viteve 1995-’96, dhe më pas i morën sërish në pyetje 290 prej tyre në vitet 2004-2005, kur mosha mesatare ishte 71 vjeç.

Studiuesit analizuan të dhënat se në ç’moshë kishin filluar të pinin duhanin, numrin e cigareve që konsumonin në ditë dhe kur e kishin lënë. Gjithashtu studiuesit analizuan dhe informacionet në lidhje me racën, nivelin arsimor, indeksin e masës trupore, konsumimin e alkoolit dhe nivelin e aktivitetit.

Pas kontrollit për faktorë të tjerë të shëndetit, studiuesit arritën në përfundimin se në krahasim me ata që nuk pinë duhan, ata që tymosin 1 deri në 10 cigare në ditë gjatë gjithë jetës së tyre janë 50% më të rrezikuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe gjashtë herë më shumë ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top