Dëshmi

October 29, 2019 | 9:05

Edlira Baruti: Ortodoncia e avancuar, qelizat staminale dhe kirurgjia e nofullave

Anomalitë dhe keqvendosjet e dhëmbëve apo të krejt nofullës, tanimë kurohen në mënyrë perfekte. Nuk është nevoja të kërkosh në internet se në ç’vend të botës ka një klinikë që merr përsipër trajtime të tilla. As t’i hipësh avionit me ngut duke marrë vetëm kartat e kreditit në xhep. Një klinikë e tillë gjendet lehtësisht edhe në Tiranë. “Edlirdent”, që prej vitit 2004, si një klinikë e specializuar vetëm në trajtimet e këtyre problemeve, ka marrë jo pak terren, duke bërë të mundur ndërhyrje estetike, por dhe mjaft fine.

Për procesin e punës thuhet se është diçka mes mjekësisë dhe zejtarisë, por që për t’ia dalë mbanë deri në fund duhet dhe shumë art, pasi prej mëse 7 vjetësh kirurgjitë e keqpozicionimit të nofullave përgatiten nga Dr. Edlira dhe realizohen nga Prof. Francesco Lagana.

Të paktën prej 5 vjetësh mjekja ortodonte Edlira Baruti së bashku me dr.Gurien Demiraqi, kanë eksperimentuar përdorimin e qelizave staminale dhe faktorëve të rritjes të përftuara nga gjaku i vetë pacientit në atë që quhet teknika e ORTODONCISË SË AVANCUAR.

Avangardë në këtë trajtim shkencor të mjekësisë moderne. Teknika, e cila quhet kortikotomi, rekomandohet kur dhëmbët nuk janë të mbuluar me kockë. Me anë të kësaj teknike dhëmbët arrijnë të lëvizin në bllok me gjithë kockën e nofullës, duke reduktuar në 1/3 kohën e trajtimit si edhe duke shtuar kockë autologe, ku përdoren vetë dhëmbët e pacientit. Dhe çfarë kemi si rezultat: një nofull krejtësisht të rehabilituar. Për më tej detajet na i jep vetë mjekja Baruti.

I përkisni një profili të veçantë Ortodoncisë! Në fakt cilat janë vështirësitë e profesionit që bëni dhe pse vëmendja për të zgjedhur Ortodontin e duhur duhet të jetë e lartë?

Duket si një profesion si gjithë të tjerët dhe në fakt ka një “sufiçit” në treg! Nuk ka klinikë dentare që të mos reklamojë tek shërbimet e ofruara edhe Ortodoncinë. Pacientët duhet të kuptojnë që të arrish të ofrosh si shërbim ORTODONCINË, duhet të kesh kryer minimalisht një Specializim 3 vjeçar në këtë fushë si edhe të jesh i licensuar nga Urdhëri i Stomatologut për të ofruar këtë lloj shërbimi! Sepse vetëm duke pasur garancinë e shkollimit të Specialitetit, do të ofrohet garanci dhe cilësi në shërbim! Ortodoncia është një profesion që është ndërthurje midis Mjekësisë, Dentistrisë, Zejtarisë dhe Artit! Duhet të ofrosh mirëqenie shëndetësore, funksion, rezultat të qëndrueshëm në kohë dhe estetikë në të njëjtën kohë.

Estetika dentare ka marrë një hov të vrullshëm, gati-gati njerëzit po marrin trajtesa figure të ngjashme. A duhet të ketë një ekuilibër biologjik para atij estetik? Sa shqetësuese e shihni këtë si fenomen dhe pse ndodh?

Në një botë ku gjithçka është kthyer në imazh, pjesë e estetikës është edhe buzëqeshja. Pacientët kërkojnë estetikë, por janë profesionistët që dinë limitet biologjike të lëvizjes së dhëmbëve apo të modifikimit të raporteve që duhet të kenë dhëmbët dhe nofullat. Ortodonti duhet të arrijë që nga një ekuilibër jo estetik, të krijojë një ESTETIKË në ekuilibër, në mënyrë që të mos sforcohen mekanizmat biologjikë të organizmit si edhe të ruhet konstant në vite rezultati i arritur. Në rastet kur për të arritur estetikë tejkalohen limitet biologjike të lëvizjeve të dhëmbëve, në ndihmë vjen Kirurgu Oral dhe ai Maksillo-Facial.

Kur duhen bërë ndërhyrjet?

Ndërhyrjet rekomandohen në pacientë ku arritjet e estetikës dhe funksionit vetëm me anë të aparateve ortodontike është e pamundur. Është e vështirë që të arrish të bindësh pacientët që kur shkaku i asimetrive nuk janë dhëmbët, por nofullat, trajtimi ortodontik duhet t’i përmbahet protokolleve të sakta që edhe përfitimi të jetë maksimal, të ruajë e të mos sforcojë biologjinë e sistemit gojë-dhëmbë, duke mos dhënë efekte anësore në rrënjët e dhëmbëve si edhe në kockat e nofullave duhet realizuar ndërhyrje kirurgjikale. Prej 7 vjetësh në mënyrë të suksesshme dhe bashkëkohore ndërhyrjet e keqformimeve të nofullave i realizojmë pranë spitalit Salus me Prof. Dr.Francesco Lagana. Bashkëpunimi Ortodont -Kirurg Maksillo- Facial në këto raste është i domosdoshëm dhe jemi krenarë për realizimin e një EKIPI të specializuar vetëm në këtë drejtim!

Prej pesë vitesh jeni duke u marrë me një studim të veçantë, i cili konsiston me përdorimin e Qelizave Staminale në Ortodonci. Mund të ma shpjegoni më qartë përfitimin?

Në bashkëpunim me një kolegun tim kirurg, dr.Gurien Demiraqi, prej 5 vjetësh kemi eksperimentuar përdorimin e Qelizave Staminale dhe Faktorëve të Rritjes të përftuara nga gjaku i vetë pacientit në atë që quhet teknika e ORTODONCISË SË AVANCUAR. Kjo teknikë, e cila quhet KORTIKOTOMI, rekomandohet kur dhëmbët nuk janë të mbuluar me kockë. Me anë të kësaj teknike dhëmbët arrijnë të lëvizin në bllok me gjithë kockën e nofullës, duke reduktuar në 1/3 kohën e trajtimit si edhe duke shtuar kockë autologe, ku përdoren vetë dhëmbët e pacientit, të cilët grihen dhe vendosen për shtim kockor atje ku kocka mungon. Kortikotomia është një ndër teknikat më moderne dhe të çertifikuar për efikasitetin e saj në botë, dhe tashmë prej 5 vitesh jemi të vetmit që e aplikojmë me sukses në Shqipëri. Studimi i përdorimit të Blood Concentrated Growth Factor në Kortikotomi është pritur shumë mirë si në qarqet akademike shqiptare, por po ashtu ka marrë dhe vlerësime në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare.

Jeni pjesë e shoqatës së ortodontive. Konkretisht çfarë keni arritur të bëni me misionin tuaj dhe pse profesionistët e vërtetë janë pjesë e këtij rrugëtimi?

E vërteta është që jam një ndër firmëtaret e formimit të Shoqatës së Ortodontëve Shqiptare që në vitin 2006. Jemi ndoshta ndër të vetmet raste ku jemi miq më shumë se sa kolegë e aq më pak konkurrentë! Kemi arritur të mbledhim rreth vetes të gjithë profesionistët e ortodoncisë pikërisht ata të shkolluarit për të cilët fola më sipër. Pavarësisht vend i vogël, kemi arritur të jemi anëtarë aktivë të të gjitha organizatave më të rëndësishme të ortodontëve në botë, Europë dhe Ballkan. Kemi arritur të organizojmë simpoziume ndërkombëtare, duke thirrur lektorë ndër më të njohurit në Europë e botë, e duke u bërë faktor në Ballkan në ofrimin e një cilësie shumë të lartë të edukimit në vazhdim për Ortodoncinë jo vetëm për Shqipërinë.

Në kohën e lirë….ndonjë hobi?

Fotografia….! Më pëlqen jashtë mase! Më pëlqen aq shumë, sa kam filluar ta shikoj jetën si frame! Nuk ka rëndësi, gjatë punës, në shtëpi me vajzat, qoftë kur jemi në lëvizje me familjen apo me miqtë të mos fiksoj momente në foto!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top