Lëkura dikton gjendjet tona. Ndaj duhet e pastër, në thellësi. Sepse thith emocionet nga jashtë për t’i bërë pjesë të brendësisë tonë. Ndodh në një proces ku dashje pa dashje përfshihemi dhe e reflektojmë atë. Shqetësime të tipit shëndetësor, por edhe fizik, të cilat shndërrohen në vuajtje jo pak të vogla për dukjen tonë. Ajo që mund të bëjmë është të rishohim rutinën dhe ta ekuilibrojmë atë të nivelet e njohjeve të sigurta dhe të shëndetshme. Baza ndërtohet pikërisht tek rutina e bukurisë, qasje që nuk është aspak një koncept abstrakt, përkundrazi, përfaqëson një nga forcat më të fuqishme të mirëqenies tonë…
…Ata janë bashkëshortë në një çati të përbashkët, që bashkë me vajzën e tyre Maria, përbëjnë një familje. Dhe kaq duhet për të qenë afër perfeksionit, atë çka të ka falur, rastësia apo vetë Zoti, me atë çfarë kultivojnë të gjithë bashkë në mirëbesim.
EDAN është një histori e bukur, krijuar me shumë dashuri. U ngjiz si e tillë, edhe pse mes një përllogaritjeje mendeleike për saktësinë e saj. Ndërtuar mbi epruveta provëzash dhe formulash testimi, gramaturash dhe vëllimesh cilindrike, kombinime aromash dhe esencash të fuqishme kurative. Shumë kohë qëndrimi dhe angazhimi për triumfin e suksesit. Një formulë në masën 100% organike, ashtu siç natyra na ka mësuar të jetojmë me esencën e saj.
EDAN është gjithashtu pjesë e një historie po kaq të bukur e dy njerëzve të lidhur nga dashuria, që formulën e tyre të jetës e njehsuan në një brand të fuqishëm për lëkura të shëndetshme. Dy të rinj që pavarësisht sakrificave, por me ambicien për çuarjen lart të dijeve, guxuan të kishin “fëmijën” e tyre të parë biologjik nën siglën “EDAN Cosmetics”.
Edmir dhe Anisa Qarri janë krijuesit dhe themeluesit e kësaj linje shqiptare kozmetike, e cila shtrihet deri në Amerikë, Kanada, sa kaq pranë dhe me Evropën. Sot produktet EDAN i gjeni edhe në Shqipëri, në disa qytete të vendit.
INTERVISTA
Një markë 100% shqiptare produktesh kozmetike, a mund ta cilësojmë kështu? Si lindi EDAN?
EDAN lindi nga çifti i bashkëshortëve Edmir dhe Anisa Qarri në vitin 2021, për t’u konkretizuar tamam në mars të vitit 2022! Padyshim, një brend 100% shqiptar, qoftë nga ne si krijues dhe drejtues, qoftë nga stafi të cilit i kemi besuar punën.
Cili është sekreti i formulës tuaj dhe spektri i trajtimeve që ajo përfshin sipas tipologjive të lëkurës?
EDAN lindi mbi një ide specifike, të punuarit mbi formula që janë 100% efektive për çdo lëkurë, pa patur nevojë që klienti të shpërqendrohet për tipologji lëkurash, në këtë mënyrë produktet Edan janë efektive si për lëkurën e thatë, si atë mikse, si të yndyrshme, pasi formula e tyre është bërë enkas që të përshtatet me të gjitha llojet. kjo është dhe risi në markën tonë, pasi një produkt i yni mund të përdoret nga më shumë se një anëtar i familjes, pa përmendur dhe faktin që janë unisex, d.m.th për të dyja gjinitë. Le ta quajmë EDAN zgjedhja më ekonomike e momentit.
Sa kohë ju është dashur të personalizoni formulën tuaj të suksesit nën markën Edan?
Kohë është dashur mjaftueshëm, më shumë se një vit pune i plotë. Të dy jemi shumë kërkues, ashtu sikundër edhe gjetja e stafit për të realizuar këto ide nuk ishte e lehtë. Ne kemi zgjedhur të bashkëpunojmë me farmacistë dhe kimistë shumë të zotë në këtë fushë, të cilët veprojnë në Kanada dhe Europë prej vitesh, kanë një formim akademik të mirëfilltë dhe eksperiencë shumëvjeçare. më shumë se frymëzim, gjithmonë ka qenë plani ynë i afërt të ndërtonim markën tonë. Siç e përmendëm dhe më lart, nuk është e lehtë të gjesh staf të përshtatshëm për të realizuar ide të tilla. Komunikimi në largësi bën të vetën. Ne jetojmë prej vitesh në Greqi, kështu që nuk ka qenë një procedurë e lehtë konkretizimi i EDAN dhe gjithë gamës së produkteve që mbart si për lëkurën edhe për kujdesin e flokëve.
Ishte Edan një krijim ambicioz dypalësh si partnerë në profesion dhe jetë? Ishte “fëmija” juaj i parë?
EDAN në fakt është ‘fëmija i dytë’, mbi të është Maria, vajza jonë 7-vjeçare, por padyshim, EDAN është formula e dashurisë, pasi është ndërtuar mbi ato themele të forte dashurie dhe sakrifice, dhe si një trashëgimni për t’u vazhduar nga vajza jonë në vite.
Cili ishte rezultati i testit të parë?
Mund të them se stafi që kemi, ka qenë pika kyçe këtu, pasi nuk kemi bërë vetëm një test, por kemi bërë shumë, sepse siç jua cekëm më lart, janë formula efektive për çdo lëkurë, prandaj kërkojnë vazhdimisht prova dhe vazhdimisht punë, qoftë me elementët, qoftë me përqindjet e tyre në formula, qoftë me eliminim total të disa prej tyre dhe zëvendësim me diçka më të mirë. Pra, shumë kohë, shumë punë, shumë prova deri tek produkti final.
Hasët pengesa gjatë këtij procesi krijues dhe çfarë ju bëri të mos ndaleshit deri në qëllimin final?
Pengesa dhe vështirësi ka gjithmonë, sidomos kur bëhet fjalë për punë të tilla që kërkojnë shumë investim, shumë investigim mbi të gjitha, pasi duhet të jesh në hap me tregun, me konsumatorin pastaj duhet të gjesh atë çfarë do që të jetë unike në produktin tënd por nuk duhet të kapërcehet çmimi i shumicës. Je ti që do të mbetesh brenda kornizave po aq sa do dhe të dalësh jashtë tyre me risitë dhe vizionin tënd! Pavarësisht distancës, besimit dhe përkushtimit, me Zotin para ia arritëm.
Kujt ia rrëfyet të parit suksesin e personalizimit të brendit tuaj dhe mbështetja që morët?
Patjetër që nuk quhet sukses nëse nuk ndahet me familjarët. Kështu që të dyja familjeve përkatëse ua ndamë lajmin, dhe absolutisht patëm gjithë urimet e tyre. Pastaj shoqëria, patjetër që ka pjesën e vet. Le të themi që jemi shumë që jemi gëzuar me EDAN.
Si vijoi shtrirja dhe lancimi i Edan?
EDAN bëri lancimin brenda trojeve shqiptare në fillim të vitit 2022. Fizikisht e gjeni të shpërndarë në disa dyqane dhe qendra mbi kujdesin e lëkurës. E gjeni në Tiranë në Royal Wellness, në Vlorë në Studio Ola Idrizi dhe studio Florida. Jemi në bisedime me farmaci të ndryshme që kanë shfaqur interes. Prej muajit dhjetor të vitit 2022 e gjeni online në Etsy në Amerikë, Kanada dhe gjithë Europën!
Produkte 100% organike, jo alergjike, vegane, të formuluara dhe testuara nga kimistët dhe farmacistët më në zë të momentit. Sa rëndësi ka në gjithë këtë sipërmarrje materia? Si e siguroni atë dhe besueshmëria në efektshmërinë tek përdoruesi?
Siç u shpjegua më sipër, sekreti i EDAN është besimi absolut i të dyja palëve në stafin e zgjedhur, farmacistë, kimistë me eksperiencë 10-15-vjeçare në këtë industri, formim akademik në qendrat më të mira në botë për formulim kimik etj. Le të themi se gjithë përkushtimi, dija, pasioni i tyre dhe i yni kanë bërë të mundur që EDAN sot të numërojë një gamë mbi 10-15 produkte ku çdo produkt është risi dhe unik në llojin e tij për një markë shqiptare!
Cila është garancia e produkteve kozmetike Edan? Sa shpejt mund të vihen re rezultatet?
Si produkte natyrale, vegane dhe Row Cosmetics, d.m.th të punuar me dorë dhe jo në makineri, rezultatet jaë të dukshme që javën e parë të përdorimit, duke qenë se çdo element i zgjedhur në formulim, i punuar me dorë dhe i ardhur në paketimet që EDAN vjen, kryesisht qelq dysh me pompa kundër ajrit, etj., bën që të mos humbasë asnjë veçori, asnjë vitaminë, asnjë acid yndyror e kështu me radhë. Humbja e elementëve të tillë bën që produkti të prishet shpejt ose të mos japë rezultat në përdorimin e radhës. Prandaj paketimet, sterilizimi dhe mbushja e tyre është një projekt më vete për ne.
Ka një meritë që mbaheni për rezultatet në fjalë?
Po, kemi patur një rast specifik, një personazh shumë i njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që në të gjitha ato çfarë kishte përdorur në vite të kujdesit për lëkurën, nuk kishte mbetur i kënaqur aq sa mbeti me EDAN (emrin nuk po e bëjmë publik). Pastaj kemi klientë që vazhdimisht na komunikojnë për rezultatet e tyre.
Çfarë përfaqëson për Ju sot Edan?
Një plan të konkretizuar por me shumë punë përpara për të vazhduar.
Sa produkte bazë përfshin marka Edan për kujdesin e plotë të lëkurës dhe si është e konceptuar për të dyja gjinitë?
Janë rreth 10-15 produkte fytyre dhe flokësh unisex. Linja jonë fillon me pastrimin në thellësi të lëkurës. Skrub dhe Larës, ku përbërësit kryesorë janë farat e rrushit, elementët e tjerë i gjeni në etiketat përkatëse. Vazhdon me pjesët e ushyerjes.
Vitamin C absolut dhe Krem Hidratues, të cilin e kemi krijuar mbi elementë luksoz dhe të rrallë në industri. Kemi kremin spf 50, krejt natyral, i cili po ashtu ka qenë risi në këtë fushë. Kemi serumin e natës, i cili mbyll rutinën e kujdesit. Njëkohësisht kemi vitaminat tona për rritjen e flokëve dhe pastrimin e lëkurës dhe pluhurat me ngjyrë për flokët, për të mbluluar hapësirat boshe, thinjat dhe për t’i dhënë volum natyral pa patur nevojën e asnjë produkti tjetër komercial volumizues (këta vijnë në katër ngjyra të ndryshme).
Produktet EDAN jo vetëm mirëmbajnë lëkurën, por kurojnë problemet kryesore të saj pasi risia e teknikës Raw është të stabilizojë PH (pehashin), nën norma e të cilit shkakton probleme kyçe të lëkurës, akne, pika, pigmente, etj.
Do të ndaleni tek produktet në fjalë, apo keni ambicje për risi të tjera?
Jo përkundrazi, EDAN nuk ndalet lehtë. Kemi plane të afërta të konkretizuara dhe projekte që ende janë veçse në letër. Në pranverë lancojmë një seri produktesh të reja.
Jemi në muajin e të dashuruarve, e padyshim në sintezë me të, natyrshëm më vjen mendimi se ku ka dashuri ka fryte, të mira dhe të bukura. Besoni në këtë dhe sa ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj edhe si bashkëshortë, jo vetëm profesionistë të fushës?
Patjetër që po, ku ka dashuri ka jo vetëm fryte të mira, ku ka dashuri ka jetë! Ky rrugëtim kaq i bukur sa dhe i vështirë s’do të ishte i mundur po të mos ishim krahu i djathtë, mbështetja dhe ndihma e njëri-tjetrit. Të gjitha këto vijnë nga dashuria e pakushtëzuar!
Dua dhe një mesazh nga Ju, sa i përket përkushtimit për të arritur frytet… brezi i ri ka nevojë të dëgjojë për shembuj si ju.
Mesazh ndoshta jo, por le ta quajmë këshillë dashamirëse. Luftoni për veten tuaj, për ëndrrat dhe planet tuaja përpara se të bëheni plani i dikujt tjetër! Investoni në dijen tuaj, çdo fillim është i vështirë por jo i pamundur, dhe nuk ka sakrificë që nuk shpërblehet në një mënyrë a në një tjetër!
Facebook Edan.Cosmetics https://www.facebook.com/profile.php?id=100083142500429
Instagram edan.cosmetics https://www.instagram.com/edan.cosmetics/?hl=en
Web www.edan.al https://edan.al/
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.188, muaji Shkurt
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.