Rritja e një fëmije është një nga përgjegjësitë më të vështira për të rriturit. Si rezultat, kur ato bëhen prindër, shpesh e gjejnë veten duke përsëritur modele nga fëmijëria e tyre, duke kërkuar këshilla nga miqtë dhe familja. Të tjerë prindër e shohin të arsyeshme të lexojnë libra dhe artikuj revistash për të ndjekur modele të prindërimit të mirë.
Ajo që duhet theksuar është se të dy prindërit duhet të përfshihen në mënyrë aktive në rritjen e fëmijës dhe të gjejnë komunikimin e përbashkët për të disiplinuar fëmijën.
Lidhur me këtë pikë të rëndësishme për edukimin e fëmijës këshillon edhe psikologia Denata Toçe, e cila është pjesë e jurisë në rubrikën “Power Kids 3” , tek e “E diela shqiptare”.
Në edukimin e fëmijëve kur nëna nuk duhet t’i ndërhyjë babait dhe kur babai nuk duhet t’i ndërhyjë nënës?
“Në momentin që vendosin që të dy duhet të jenë në të njëjtën mendje. Pra, është shumë e rëndësishme që të dy prindërit, pavarësisht se konstatojmë se njëri prej nesh mund ta ketë gabim në atë moment, përballë fëmijës të dy duhet të jemi në një mendje. Më pas diskutimet në princip, por zakonisht përballë fëmijës duhet të qëndrojmë të fortë, në një mendje”, theksoi psikologia Denata Toçe.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.