Efektet anësore mund të jenë – rritja e përkohshme e ndjeshmërisë së dhëmbit ndaj të ftohtit dhe të nxehtit, irritimi i indeve të buta të gojës, e posaçërisht i mishit të dhëmbëve.
Këto ndryshime janë të përkohshme dhe zhduken pas disa ditëve. Para procedurës së zbardhjes pacienti patjetër duhet të informohet lidhur me shkaktarin e ndryshimit të ngjyrës, rezultatet e pritura, si dhe me efektet e padëshiruara.
Koha e zbardhjes së dhëmbëve varet nga shkaktari i ndryshimit të ngjyrës, thellësia e lokalizimit të njollës dhe teknikës zbardhuese të aplikuar.
Koha e zbardhjes së dhëmbëve, p.sh. nga tetraciklina, është më e gjatë dhe kërkon më tepër seanca, krahasuar me ngjyrosjen e dhëmbëve, p.sh., nga duhani, kafeja, çaji etj.
Sa i përket kohëzgjatjes së seancës, ajo merr mesatarisht 30-60 minuta te zbardhja laserike, 60 minuta te zbardhja me dritë/nxehtësi, si dhe 2-4 orë në ditë te zbardhja në shtëpi brenda 2 javëve, apo edhe më shumë, varësisht prej shkallës së errësimit dhe dëshirës për ndriçim të ngjyrës së dhëmbëve.
Rezultatet e deritanishme tregojnë për ndriçim të ngjyrës së dhëmbëve për 3-8 nuanca (nga gjithsej 16) pas përfundimit të procedurës, ndërsa për më shumë se 10 nuanca pas përdorimit të laserit.
Por, shkalla e zbardhjes nuk është e njëjtë te të gjithë. Ajo varet nga mosha, nga shkalla e zbardhjes së dhëmbëve, nga metoda e aplikuar etj.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.