Këshilla & Arsye

February 25, 2019 | 10:46

Efektet e smogut në fytyrë

Kujt nuk i ka ndodhur që në fund të ditës pasi ka hequr grimin të vërejë në pecetën e pambuktë një njollë të pistë dhe të zezë? E pra, kjo njollë, e cila nuk na garanton se e kemi hequr plotësisht atë papastërti nga fytyra jonë, nuk është gjë tjetër veçse akumulimi i elementeve toksike dhe të dëmshme të pranishme në smogun e qyteteve tona.

Shkenca tashmë nuk ka më dyshime: ndotja e ajrit nuk është përgjegjëse vetëm për shëndetin e mushkërive tona, por gjithashtu është edhe armiku numër një i lëkurës sonë.

Pluhurat e hollë, dioksidi i squfurit dhe monoksidi i karbonit janë vetëm disa nga substancat e pranishme në smog, agjentët përgjegjës për prodhimin e radikaleve të lira dhe disa enzimave që degradojnë indin lidhës të lëkurës dhe proteinën e saj kryesore dhe më të rëndësishmen: kolagjenin.

1Si e dëmton smogu lëkurën tuaj?

Kolagjeni është thelbësor për të pasur një lëkurë dinjitoze, elastike dhe rinore, sepse formon ato fibra që vendosen paralelisht me sipërfaqen e lëkurës dhe i japin asaj tonifikim dhe rezistencë. Me përkeqësimin e kësaj proteine, lëkura jonë nis e plaket, duke marrë tonet gri.

Çfarë mund të themi në lidhje me efektet negative të ndotjes së ajrit në hidratimin dhe skuqjen e tepruar të lëkurës?

Smogu, në fakt, është shkaktari i të ashtuquajturës “hypoxia e indeve”, mungesa e oksigjenizimit të indeve, që e bëjnë lëkurën të thatë, pak homogjene, e ashpër dhe e plakur.

Dihet që, një lëkurë e shëndetshme dhe e pastër na bën të ndihemi të qetë me veten dhe me të tjerët, veçanërisht nëse bëhet fjalë për lëkurën e fytyrës.

Por si të mbrohemi nga këto substanca toksike me efekte të tilla negative në lëkurë?

Përgjigjja është PASTRIMI DHE HIDRATIMI.

Në mëngjes dhe në mbrëmje kushtojini pak minuta lëkurës për t’u kujdesur, me një rutinë të thjeshtë por efektive:

Pastrimi: Pastrojeni tërësisht fytyrën me një pastrues të butë dhe pak eksfoliant për të parandaluar që substancat kimike të vendosen në pore, për të pasur një lëkurë të ndritshme dhe jashtëzakonisht të pastër.

Hidratimi: Në mëngjes aplikoni një “barrierë mbrojtëse” në lëkurë, një krem super hidratues që mund të garantojë lëkurë të një niveli natyral lagështie, për ta mbajtur të qetë dhe kompakte.

Niseni ditën me këtë gjest të vogël dashurie për veten, i cili do t’ju ndihmojë ta mbani lëkurën tuaj të fortë, kompakte, të hidratuar dhe të mbrojtur nga agjentët e dëmshëm, të pranishëm në smogun e xhunglave tona metropolitane. Gjithmonë mbështetuni tek profesionistët dhe lini që natyra të mbrojë nga ndotja!

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: erboristerialospeziale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top