Mirëqenie

June 17, 2017 | 11:00

Efektet kurative të kivit, bananeve dhe ananasit


Kivi
Fibrat e kivit mbajnë gjallë dhe aktive florën bakteriale të zorrës duke rregulluar funksionet e saj, ndërsa ekstrakti i kivit e fuqizon në mënyrë natyrale efektin. Kjo frutë ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e problemeve me zorrët. Fibrat vegjetale në bashkëpunim me lëngun koncentrat të kivit, favorizojnë një normalizim të transitit të zorrëve, qoftë ky i përshpejtuar apo i ngadalësuar. Forma e saj e lëngshme gati për t’u pirë dhe shija shumë e mirë e kivit është praktike dhe përshtatet për të gjithë. Ilaçi bimor i përbërë nga kivi (Cotifibra) ka një përmbajtje të lartë të fibrave vegjetale në çdo bustinë. Cotifibra nuk përmban konservues, as ngjyrues dhe është 100 për qind me origjinë natyrale. Si normë këshillohet një bustinë në ditë, preferohet në mëngjes, për cikle të paktën 12 ditore. Produkti mund të konsumohet në formën që është ose i përzierë në lëngje frutash apo kos. Për trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, në parandalimin e osteoporozës favorizon thithjen e kalciumit dhe magnezit, si dhe tretjen. Përdoruesit: fëmijët, njerëzit që nuk e pranojnë qumështin, në raste shtatzënie, për të moshuarit etj.

Banania
Banania, megjithëse është një frutë tropikale gjendet lehtësisht edhe në tregun tonë. Edhe pse konsumohet, të paktë janë ata që i dinë të gjitha efektet e saj kuruese. Banania është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Nëse e krahasojmë atë me një mollë, ajo ka 4 herë më shumë proteina, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, 2 herë ma shumë vitamina të tjera dhe minerale. Ajo është, gjithashtu, e pasur me potasium dhe është ushqimi me vlerat më të mira. Bananet përmbajnë tri sheqerna natyrale: sukrozën, fruktozën dhe glukozën e kombinuar me fibër (lloj substance). Banania jep energji të qëndrueshme dhe substanciale. Studimet e bëra kanë vërtetuar se vetëm dy banane kanë mjaft energji për një veprimtari pune 90 minutëshe. Duke qenë se kjo frutë ka shumë veti kuruese nuk është çudi pse ajo njihet si pema numër një në botë. Por nuk është vetëm energjia ajo të cilën na ofron banania për të na ndihmuar që të jemi të shëndetshëm. Ajo, gjithashtu, mund të ndihmojë në mënjanimin, mposhtjen dhe parandalimin e një numri të konsiderueshëm sëmundjesh duke shtuar dietën e ushqimit, pasi vetë ajo është një mjet i pasur ushqyes.

Ananasi
Ananasi është një frut tropikal me një shije shumë të shijshme. Ju mund ta keni shijuar atë si frutë në kokteje të ndryshëm, pa e ditur se përdorimi i tij ka një rol të rëndësishëm në organizëm. Ananasi është fruta që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutën nga lëkura, rëndësia qëndron te përbërësit që kjo frytë përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frutë shumë e pasur me vitaminë C. Fillimisht duhet theksuar se është tepër e rëndësishme që fruta të jetë e freskët, dhe kjo gjë dallohet te gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Në sajë të përbërësve të tij ananasi vepron në organizëm si dizintoksikues (largon helmet nga organizmi), diuretik (shkarkon ujërat e tepërta në organizëm), dhe antiinflamator. Efektet e tij kuruese janë se ky frut shërues lufton të gjitha format e celulitit apo edemave (ënjtjet)./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top