Mirëqenie

January 10, 2017 | 8:43

Efektet kurative të specave

Specat ndihmojnë në largimin dhe shërimin e avitaminozës, alergjive, anemisë, astmës, arterosklerozës, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozës, urinimit të vështirë, reumatizmës.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Përbërësit kryesorë të specave në organizmin njerëzor veprojnë si antidepresivë, antiseptikë, diuretikë dhe afrodiziake të fuqishëm. Specat nuk kanë vlerë të madhe energjetike, prandaj shërbejnë si ushqim dietik. Specat janë të pasura me minerale, vitamina, dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm. Me konservim, vlera ushqyese nuk ndryshohet, ndërsa sasia e vitaminës C, e cila është në masë të madhe, mbetet gati e njëjtë si në spec të freskët. Është dëshmuar që speci ka gati katër deri pesë herë më shumë sasi të kësaj vitamine, sesa limoni dhe portokalli. Për shkak të kësaj sasie të madhe,rekomandohet si shtese e detyrueshme në ushqim për forcimin e imunitetit. Pavarësisht llojit dhe madhësisë gjenden edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës B, ku theksohen B1 dhe B2. Përmban edhe vitaminë E, së cilës i atribuohen veçoritë antikancerogjene, vitamina A, acidin pantotenik, ndërsa nga mineralet më së shumti ka kalium, fosfor dhe hekur. Sasia e ujit që e përmban është përafërsisht rreth 89 për qind, ndërsa sasia e vajrave eterike në fara varet nga sasia e pranisë së alkaloidit kapsaicin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top