Mirëqenie

December 21, 2018 | 10:15

Efektet magjike që sjell në fytyrë përdorimi i vajit të bajames së ëmbël

Vaji i bajames së ëmbël është një nga vajrat më të kërkuar dhe më të përdorur në produktet kozmetike, në receta natyrale bukurie dhe për shëndetin. Vaji i bajames së ëmbël është një hidratues i shkëlqyer. Ai rigjeneron çdo lloj lëkure, veçanërisht lëkurat e thata.

Ai parandalon tharjen e lëkurës dhe njëkohësisht, lëkurat e thata i zbut dhe i hidraton. Gjithashtu vaji i bajames së ëmbël përmban vitaminë E, e cila është një nga antioksidantët më të fuqishëm. Vaji i bajames së ëmbël është veçanërisht i pasur me proteina, dhe mund të sigurojë aminoacidet e nevojshme për formimin e kolagjenit.

Ai rekomandohet të përdorët në çdo pjesë të fytyrës, në zonën e syve, madje edhe për heqjen e makiazhit. Rekomandohet të përdoret rregullisht vaj i bajames së ëmbël për lëkurat e thata, të ashpra dhe pa shkëlqim, gjatë stinës së ftohtë. Ky trajtim do të eliminojë plotësisht problemet me tharjen dhe lëkura do të rigjenerohet tërësisht.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top