Shtojnë dëshirën për sheqer
Konsumimi i të paktën dy pijeve me gaz gjatë ditës i nxit njerëzit të kërkojnë më tepër sheqer. Meqë shija e ëmbël lidhet ngushtë me sistemin e shpërblimit në tru, njerëzit mund ta shtojnë konsumimin e sheqerit.
Përshpejtojnë plakjen
Njerëzit që pinë pije të gazuara mund të plaken më shpejt se ata që nuk i konsumojnë. Vitin e shkuar, kërkuesit në Universitetin e Kalifronisë, gjetën se njerëzit pësonin ndryshime në ADN, të cilat shkaktonin plakjen e tyre me 4.6 vjet.
Lidhja me kancerin
Gratë që konsumojnë më tepër se tre pije me sheqer, me gaz ose jo mund të jenë të rriskuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Vitin e shkuar, kërkuesit nga Universiteti i Kuebekut gjetën se sa më e madhe sasia e sheqerit dhe pijeve me gaz, aq më e lartë prevalenca për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Dëmtojnë kockat
Konsumimi i tepërt i pijeve me gaz mund të prek kockat. Kjo, pasi ato përmbajnë nivele të larta të acidit fosforik. Një studim gjeti se gratë që konsumonin pije të gazuara kishin densitet më të ulët të mineraleve të kockave në kavilje, krahasuar me ato që e konsumonin vetëm një herë në javë, pavarësisht moshës, sasisë së kalciumit, përdorimit të cigareve apo alkoolit.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.