Këshilla & Arsye

February 1, 2020 | 8:54

Efektet që zemërimi shkakton në fshikëzën e tëmthit

Problemet familjare, problemet e punës dhe stresi mund të ndikojnë negativisht në emocionet tona, duke ulur në masë të madhe cilësinë e jetës sonë. Këto lloj emocionesh gjithashtu kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në fshikëzën e tëmthit.

Fshikëza e tëmthit është një organ i vogël që gjendet nën mëlçi. Ajo ka për detyrë të ruajë lëngun biliar, një lëng që prodhohet nga mëlçia dhe që më pas përdoret nga sistemi tretës. Lëngu biliar është i përbërë nga kripëra biliare, elektrolite dhe pigmente të tilla si bilirubin, kolesterolin dhe yndyrna të tjera. Sipas një studimi të fundit, ata që vuajnë shpesh nga “probleme” emocionale, si zemërimi ose trishtimi ekstrem, shkaktojnë derdhje biliare që ndikojnë në mëlçi.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se çfarë lidhje ka mes emocioneve dhe shëndetit të fshikëzës së tëmthit, dihet që konsumi i ushqimeve me yndyrë të lartë, stresi dhe një jetë sedentare mund të krijojnë probleme. Lëngu biliar përdoret nga trupi për të bërë tretësin e kolesterolit, yndyrnave dhe vitaminave, dhe për këtë arsye përthithen më mirë. Kripërat biliare stimulojnë zorrën e madhe për të sekretuar ujin dhe kripërat e tjera, thelbësore për shëndetin e tretjes.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top