Në fokus

February 20, 2020 | 9:57

Efekti ‘halo’, çfarë është dhe si ndikon tek njerëzit

Efekti halo është një fenomen i mirë-dokumentuar psikologjik, i cili bën që njerëzit të jenë të njëanshëm në gjykimet e tyre duke transferuar ndjenjat e tyre për një atribut të diçkaje në atribute të tjera, të palidhura.

Termi “efekt halo” u prezantua për herë të parë në qarqet psikologjike-kërkimore në vitin 1920 në një shkrim nga Edward Thorndike. Përmes hulumtimeve empirike, autori zbuloi se kur njerëzve u kërkohej të vlerësonin të tjerët bazuar në një seri tiparesh, një perceptim negativ i ndonjë tipari do të tërhiqte të gjitha rezultatet e tipareve të tjera. E njëjta gjë ndodh me ndërmarrjet, markat, produktet apo fusha të tjera.

Nëse ju pëlqen një aspekt i diçkaje, do të keni një mendim pozitiv ndaj gjithçkaje në lidhje me të. Nëse nuk ju pëlqen një aspekt i diçkaje, do të keni një mendim negativ ndaj gjithçkaje në lidhje me të.

Termi “halo” përdoret në analogji me konceptin fetar: një rreth i ndezur që mund të shihet mbi kokat e shenjtorëve në piktura të panumërta mesjetare dhe të Rilindjes. Ky efekt na lejon të bëjmë gjykime të parakohshme, sepse duhet të kemi parasysh vetëm një aspekt të një personi ose modelin, në mënyrë që të “dimë” për të gjitha aspektet e tjera.

Efekti ‘halo’ mund të ndikojë në organizatat, vendet, produktet dhe kanalet e ofrimit apo komunikimit, si dhe gjykimet tona. Është diçka që pa dashur ndoshta të gjithë e bëjmë duke u fokusuar në një karakteristik apo detaj i cili bie në sy më shpejtë ne priremi të krijojmë një mendim të caktuar mbi gjithë gjënë qoftë pozitiv apo negativ.

Efekti halo është i rëndësishëm për t’u mbajtur mend në ditët e sotme pasi nëse ju doni të hapni një biznes apo edhe në rastet e burimeve njerëzore, ju duhet të gjeni një pikë të fortë e cila duhet të jetë aseti juaj kryesor i cili do të bind të interesuarit dhe do të krijojë te ata një mendim pozitiv për çka ju po ofroni.

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top