Këshilla & Arsye

August 16, 2017 | 9:45

Efekti negativ i ndjelljes së frikës te fëmija

“Mos bëj kështu se i them policit”, “E thirra doktorin që të të bëjë gjilpërën?”. “Po bërtite vjen hajduti dhe të merr”.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Këto tre shprehje që të rriturit i përdorin rëndom, kur duan të “mbarojnë punë shpejt” me fëmijët e të bien rehat, janë një tjetër e keqe e mënyrës sonë si i edukojmë fëmijët.

Të rriturit, duke filluar nga prindërit, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtarët në rrugë, as që e “vrasin” mendjen të dëgjojnë veten se çfarë “nxjerrin” nga goja dhe çfarë efekti kanë këto fjalë te fëmija kur i dëgjon. Të rriturve as i shkon në mend që kanë barazuar dhe njësuar tre “gjëra” që nuk barazohen dhe njësohen.

Të barazosh doktorin me hajdutin dhe policin me hajdutin, është t’i minosh fëmijës të mirën, respektin dhe përgjegjësinë.

Ky edukim i keq me modele të bëra “lëmsh” nuk mund të “prodhojë” gjë tjetër veçse të rritur konfuzë, që nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe përgjegjësinë nga papërgjegjshmëria.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top