Mirëqenie

October 17, 2018 | 13:27

Efikasiteti i dietës ketogjenike…

Mjaft e pëlqyer nga Kim Kardashian dhe Gwyneth Paltrow për rezultatet e shpejta, Dieta Ketogjenike ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë kohë. Programi me pak karbohidrate dhe shumë yndyrna, do të thotë se ata që e zbatojnë konsumojnë proteina të moderuara dhe pjesën më të madhe të energjisë e marrin nga yndyrnat.

Por a funksionon vërtetë kjo dietë?
Shoqata e Dietologëve të Australisë duke e analizuar këtë regjim ushqimor ka zbuluar tre gjëra që njerëzit duhet të konsiderojnë para se të nisin këtë dietë.

Yndyra është burimi kryesor i energjisë që konsumohet, trupi duhet ta përdorë këtë si energji kryesore apo “karburant”, shpjegojnë ata.

“Kur yndyrnat e dietës metabolizohen në energji, prodhon nënprodukte të quajtura “ketone bodies”, molekula që formohen nga mëlçia nga acidet yndyrore. Ato përdoren nga indet e trupit, muskujt dhe truri. Ky proces njihet si “ketosis”. Trupi hyn në ketosis gjatë kohës së një kufizimi të ashpër të energjisë, si gjatë agjërimit, apo urisë, apo ushtrimeve intensive të stërzgjatura. Apo kur marrja e karbohidrateve reduktohet në rreth 50 gr për ditë, apo më pak, e barabartë kjo me dy feta bukë apo një banane”, thonë dietologët.

Kur vjen puna tek humbja e peshës, ekspertët thonë se ata që ndjekin Dietën Keto “pa dyshim që do të bihen shumë shpejt në peshë”.

Këtë ata e shpjegojnë me reduktimin total të energjisë që merret, (kiloxhaul), zbrazjes së glikogjenit të mëlçisë dhe të muskujve, të lidhura me ujin, dhe reduktimi i oreksit.

Gjithashtu duhet të keni parasysh se për shkak se dieta është e ulët në fibra, simptomat gastrointestinale mund të çojnë dhe në kapsllëk. Kjo për ekspertët do të thotë një rrezik më i lartë i kancerit të zorrëve në terma afatgjatë.

Sfida të tjera janë ato që lidhen me aspektin social të ushqyerjes.

Sasia e vogël e drithërave, frutave dhe perimeve është gjithashtu shqetësues kur drithërat lidhen me reduktimin e përkeqësimit të kushteve shëndetësore dhe frutat e perimet janë një burim i mirë vitaminash, mineralesh dhe fibrash.

Pavarësisht të gjithave, dietologët thonë se kjo dietë nuk rekomandohet për popullatën e gjerë për sa kohë që efikasiteti afatgjatë dhe siguria e kësaj diete nuk dihet, pasi është studiuar vetëm në termat afatshkurtër.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top