Në fokus

March 16, 2016 | 11:51

Eksodi i sirianëve/Angeline Jolie mbërrin në Greqi:Bota mund të bëjë më mirë!

Aktorja hollivudiane Angeline Jolie ka mbërritur mëngjesin e së mërkurës në Greqi, për të parë nga afër situatën e refugjatëve të bllokuar prej disa javësh në shtetin fqinj. E njohur për vullnetarizmin dhe humanizmin e pashoq, aktorja amerikane ka ndërmarrë këtë mision për t’i vizituar nga afër kampet e refugjatëve sirianë të vendosur nëpër disa ishuj grekë. Mediat greke shkruajnë se aktorja do të shkojë gjithashtu edhe në disa kampe në Selanik dhe në Idomeni, pikën kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku kanë mbetur të bllokuar pjesa më e madhe e refugjatëve.

Ky tur Ballkanik pas Greqisë, dhe kufirit me Maqedoninë, pritet të vijojë në Evropën Qendrore dhe Veriore. Në cilësinë e ambasadores së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Jolie më herët ishte në Liban, në kampin e refugjatëve Sant-Nagiel. Ajo deklaroi se: “Ne nuk mund të menaxhojmë situatën vetëm me ndihmë humanitare, ndërkohë që është e domosdoshme një zgjidhje diplomatike. Qeveritë duhet të analizojë situatën dhe për të kuptuar se çfarë vendi i tyre mund të bëjë, se sa refugjatë mund të ndihmojnë dhe si mund ta bëjnë këtë” vlerësoi aktorja.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top