Foshnjat duhet të flenë në të njëjtën dhomë me prindërit, por jo në të njëjtin shtrat, për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së papritur foshnjore. Ekspertët u bëjnë thirrje prindërve të mbajnë fëmijët në dhomat e tyre për të paktën 6 muajt e parë të jetës dhe, në mënyrë ideale, për vitin e parë.
Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së papritur më shumë se 50 për qind, thonë autorët.
Mbajtja e foshnjës në të njëjtën dhomë e bën më të lehtë monitorimin dhe të ushqyerit. Është e rëndësishme, megjithatë, që foshnjat të kenë sipërfaqen e tyre të veçantë të gjumit, të tilla si një krevat fëmijësh apo djep.
Foshnjat nuk duhet të flenë në të njëjtin shtrat me nënat e tyre, thonë udhëzimet. Bebet duhet të sillen në shtrat për tu ushqyer, por pas të ushqyerit ata duhet të kthehen në një sipërfaqe të veçantë për gjumë.
Ushqyerja me gji mund të zvogëlojë vdekjet e papritura foshnjore më shumë se 70 përqind.
Meqë nënat nganjëherë mund të bien në gjumë gjatë të ushqyerit, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e shtratit të prindërve pa jastëkë, çarçafë të lirshëm, batanije…, që mund të mbysin fëmijën.
Çdo vit në Shtetet e Bashkuara, rreth 3,500 foshnja vdesin nga shkaqe të lidhura me gjumin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.