A e dini se truri i fëmijëve përthith më shumë rrezatim sesa truri i një të rrituri?
Dr. Martin Blank nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Kolumbisë, ka bashkuar një grup shkencëtarësh nga e gjithë bota për të bërë apel ndërkombëtar tek Kombet e Bashkuara për rreziqet e lidhura me përdorimin e pajisjeve të ndryshme që emetojnë valë elektromagnetike, të tilla si celularët dhe Wi-Fi.
Shumë studime të ndryshme kanë treguar se rrezatimi nga celularët mund të shkaktojë kancer.
Duke e ditur se truri i fëmijëve përthith më shumë rrezatim sesa i të rriturve, ekspertët e shëndetit sugjerojnë që t’i mbani ata larg celularëve, iPad-ve dhe pajisjeve të tjera elektronike që kanë Wi-Fi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.