Këshilla & Arsye

May 4, 2019 | 8:08

Ekspertët: Mbipesha bën që të prekeni nga diabeti tip2

Ekspertët e shëndetit japin alarmin se sëmundjet e rrezikshme që mund të çojnë deri në vdekje po lidhen gjithnjë e më shumë me kilet e tepërta.

Studimi i fundit europian i cili është bazuar në rreth 3 milion të dhëna analizon se edhe nëse je shumë pak mbipeshë dyfishohen mundësitë që të zhvillohet diabeti i tipit 2 i cili është forma më e zakonshme e diabetit. Ky tip i diabetit shfaqet kur qelizat që prodhojnë insulinë në trup janë të paafta të prodhojnë mjaftueshëm insulinë.

Në analizë u morën më shumë se 2.8 milionë britanikë të rritur në një periudhë kohore nga viti 2000 deri në 2018. Objektivat e studimit u ndanë në 5 grupe duke u bazuar në indekset e peshës trupore siç janë pesha, gjatësia, niveli aktivitetit. Të gjitha këto pika u morën për të vlerësuar nëse personat ishin të shëndetshëm.

Studimi përbën një paralajmërim për njerëzit që janë mesatarisht mbipeshë. Ndërsa personat të cilët janë shumë mbipeshë duke u konsideruar obezë ishin jo vetëm të riskuar të prekeshin nga diabeti tipit 2 por edhe të vuanin nga apnea e gjumit. Në studim u vu re se ata që ndodheshin në kategorinë e tretë të obezitetit kishin dyfish rrezikshmëri të vuanin nga sëmundjet e zemrës, presion i lartë i gjakut, nivele të larta të kolesterolit, dhe 50 % më shumë mundësi të vdisnin para kohe sesa njerëzit me një peshë normale.

Specialistët japin alarmin se në 30 vitet e fundit ka patur një rritje të frikshme të njerëzve obezë duke u konsideruar një rrezik për shëndetin publik.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top