Sipas Agjencisë Franceze të Sigurimit Shëndetësor, ky lloj tatuazhi mund të provokojë një ekzemë alergjike, të rrezikshme. Tatuazhet e quajtura henna, dhe që përkojnë me kulturën indiane, janë të natyrës që zhduken pas disa ditësh. Në kulturën evropiane ka hyrë si një trend, i cili ka gjetur vend edhe në Shqipëri. Në plazhe gjendet një kënd që u propozon vajzave ta aplikojnë, si një mundësi për të rënë në sy dhe për të ngjarë bukur. Deri këtu jemi në rregull. Në fund të fundit nuk mbetet gjithnjë në mish e të pendohesh pse e ke bërë.
Por, ka diçka tjetër që mjekët dyshojnë sa i takon kulturës shëndetësore, e cila duhet thënë, duhet gjithmonë konsideruar e para.
Sipas asaj që ngre zërin Agjencia Franceze e Sigurimit Shëndetësor, raportuar dhe nga Shoqata për të Drejtat e Përdoruesit dhe Konsumatorit, ky lloj tatuazhi mund të shkaktojë ekzemë alergjike dhe të çojë direkt në spital.
Në akuzë për këtë vihet një substancë, PARAPHENYLENEDIAMINE (PPD), të cilës i shtohet këna për t’i dhënë ngjyrë të zezë, e cila është më e vlerësuara pasi varion nga kafe në portokalli.
Ekzema alergjike (dermatiti alergjik) është një reaksion inflamator i lëkurës, shkaktuar nga një hiperaktivitet i disa prej qelizave të sistemit imun ndaj substancës (alergjene, në këtë rast PPD).
Ndaj pushuesit duhet të paralajmërohen: më mirë ta shmangësh tatuazhin e zi.
Përgatiti: Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.