Këshilla & Arsye

May 17, 2018 | 14:02

Ekspertët tregojnë mënyrën e saktë të vendosjes së produkteve në frigorifer

Nëse ju keni një sistem të organizuar në mënyrë të përkryer që shkon si orë me zile, frigoriferi është një çështje jashtëzakonisht personale.

Pavarësisht kësaj organizata e konsumatorit Choice ka zbuluar se ka disa rregulla bazë që duhet të ndjekim kur është fjala për rregullimin e saktë të produkteve në frigorifer.

Parmes këtij udhëzimi jo vetëm që mund të organizoni frigoriferin tuaj në përsosmëri, por mund t’i mbani produktet të freskëta për shumë kohë.

Asnjëherë mos e vendosni qumështin tek dera e frigoriferit

Ndërsa 99 % prej nesh mund ta mbajnë qumështin në derën e frigoriferit për lehtësinë e përdorimit dhe për hir të thjeshtësisë, në të vërtetë qumështi juaj është shumë më mirë në raftin e poshtëm.

“Gjithkush mban qumështin në derë, por në të vërtetë kjo është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit”, zbuloi Choice.

Në vend të kësaj, qumështi do të zgjasë shumë më gjatë nëse e mbani në raftin e poshtëm, ku është më freskët. Qumështi ruhet më mirë në ose nën katër gradë Celsius.

Mbani mishin dhe prodhimet e detit në ngrirje

Nëse ju nuk keni një seksion të caktuar për mishin tuaj dhe prodhimet e detit në frigoriferin tuaj, është koha për të bërë një.

Dhe vendi më i mirë, sipas Choice, është ngrirja.

‘Të gjitha mishrat përfshirë peshkun dhe shpezët duhet të shkojnë në ngrirje sepse është pjesa më e ftohtë e frigoriferit’, thanë ata. “Kjo i mban ato më të freskëta për më shumë si dhe i mban larg nga erërat e ushqimeve të tjera.”

Vendosni frutat dhe perimet në koshin e frigoriferit, por jo domatet

Çikrra – një sirtar i mbyllur në pjesën e poshtme të frigoriferëve – është projektuar posaçërisht për të mbajtur të freskëta frutat dhe perimet dhe të gatshme për t’i ngrënë për disa ditë.

Por është një produkt, që edhe pse bie ndesh me besimin e shumicës nuk duhet të mbahet në frigorifer. Janë domatet.

Sipas ekspertëve sugjerohet që domatet të mbahen në një tas frutash mbi banak për të ruajtur vlerat dhe shijen.

Vendosni gjalpin dhe djathin te dera

Shumë prej nesh mbajnë gjalpë dhe djathë të butë në derë – dhe ky është vendi i duhur për ta.

“Nëse frigoriferi juaj ka një depo për qumështin, atëherë përdorni atë – është pak më e ngrohtë se pjesa tjetër e frigoriferit tuaj, kështu që gjalpi juaj do të jetë më i lehtë për t’u përhapur dhe djathërat tuaj do të jenë më afër temperaturës shërbyese,” tha Choice.

Përdorimi i përgjithshëm i frigoriferit

Choice ndau edhe këshilla të përgjithshme për vendosjen e frigoriferit: ‘Sigurohuni që të ketë një hapësirë të mjaftueshme për të qarkulluar ajrin’, shpjeguan ekspertët.

“Kjo do të ndihmojë frigoriferin tuaj që në mënyrë më efektive, t’ju japë temperatura të qëndrueshme, plus ju nuk do të rrezikoni ngrirjen e ushqimit”.

Ata gjithashtu thanë se është e dobishme që artikujt që përdorni më shumë t’i mbani në pjesën e përparme të frigoriferit tuaj, pasi sa më gjatë ta mbani hapur derën tuaj të frigoriferit, aq më shumë energji harxhoni.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top