Në fokus

October 19, 2018 | 13:53

Ekspertët zbulojnë ‘kurën magjike’ që rrit aftësitë riprodhuese të meshkujve

Burrat që pinë dy filxhan kafe ose çaj në ditë kanë dy herë më shumë mundësi për të lënë partneren e tyre shtatzënë. Studimi i kryer nga ekspertët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjeron se burrat duhet të konsumojnë kafe për t’u bërë baballarë. Rezultatet e studimit tregojnë se shkak për këtë mund të jenë efektet që ka kafeina te dy kimikatet, ATP (që siguron energji për të përzënë shumë procese në qelizat e gjalla) dhe GTP që ka të njëjtin funksion por më specifik (Përdoret si burim energjie për sintezën e proteinave dhe glikoneogjenezën) .

Profesorja Sheena Lewis e Universitetit të Mbretëreshës në Belfast thotë se ‘Kafeina pengon shkatërrimin e dy kimikateve kryesore. Kjo siguron më shumë energji për të lejuar që spermatozoidi të notojë më shpejt dhe më gjatë”. Studimi, i udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijëve të ‘Eunice Kennedy Shriver”, zbuloi gjithashtu se gratë që pinë alkool çdo ditë kishin 26% më pak gjasa që të mbeteshin shtatzënë.

Steriliteti prek një në gjashtë çifte dhe 40% e problemeve i atribuohen partnerit mashkull. Normat e lindjeve në Evropë tani janë vetëm 1.4 fëmijë për çift. 1-5 % e këtyre lindjeve ndihmohen nga teknologjia riprodhuese e asistuar (ART). Nisur nga kjo ekspertët po kryejnë studime për të kuptuar sterilitetin dhe përmirësimin e trajtimeve të infertilitetit.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top