Një ekspert i menaxhimit të kohës ka dhënë këshillat e tij për të qenë produktiv në punë – duke përfshirë pushime të shpeshta të shkurtra dhe fotografimin e asaj që keni arritur. Francesco Cirillo, i cili jeton në Berlin, është i njohur për Technique Pomodoro, që përfshin thyerjen e ditës në seksione 25 minutash – ku përqendroheni vetëm në një detyrë.
Ai sugjeron që të mënjanohet një nga këto seanca për t’u marrë me ‘ndërprerje’ nga kolegët dhe klientët, gjë që do t’ju ndihmojë të jeni më produktiv kur bëhet fjalë për detyrat tuaja të tjera. Francesco, i cili ka shkruar një libër të ri mbi teknikën e tij të menaxhimit të kohës, gjithashtu thotë se takimet duhet të jenë jo më shumë se 50 minuta dhe këshillon që të dërgohet para axhenda e vendimeve që duhen marrë.
Ja disa nga këshillat e tij për të qenë sa më produktiv në punë…
Merrni pushime të shpeshta
Metoda e menaxhimit të kohës së Francesco, e njohur si Technique Pomodoro, përfshin marrjen e pushimeve pesë minutëshe çdo 25 minuta. Kur të arrini pushimin tuaj të katërt, ai thotë se duhet të pushoni më gjatë, 15 deri në 30 minuta.
‘Çdo katër Pomodoro, merrni një pushim më të gjatë. Thyerja lejon që truri të riorganizojë informacionin që ka fituar dhe të mbajë një nivel të lartë koncentrimi dhe motivimi gjatë gjithë ditës.
Sigurohuni që të planifikoni ditën tuaj
Për të përmirësuar produktivitetin tuaj në punë, duhet të strukturoni me kujdes ditën që në mëngjes. Francesco ju rekomandon që ta ndani ditën në faza të ndryshme kohore – prej një deri në maksimumi gjashtë Pomodoros – për t’ju lejuar të plotësoni detyra të ndryshme.
Ai shpjegoi: ‘Në fund të ditës, do të motivoheni nga siguria e kryerjes së llojeve të ndryshme të aktiviteteve dhe në fund të javës, do të keni arritur një sërë objektivash të ndryshme’.
Mbledhjet nuk duhet të jenë më shumë se 50 minuta
Francesco sugjeron vendosjen e kohëzgjatjes së takimeve tuaja me një ose dy Pomodor, ose seanca 25-minutëshe. Ai gjithashtu tha që duhet të dërgoni një agjendë përpara takimit me të gjitha vendimet që duhet të ndërmerrni. Kjo duhet të përfshijë një dokument të shkurtër me informata relevante që mund të lexohen dhe të kuptohen në një ulje prej 25 minutash.
“Mbledhja është koha për të ndarë mendimet e informuara dhe për të marrë vendime; nuk është koha për të marrë informacion dhe për të formuar një opinion”,shpjegoi ai.
Përcaktoni kohë për ‘ndërprerje’
Gjatë ditës, kolegët dhe klientët ka të ngjarë të vijnë tek ju me kërkesa të ndryshme që do të ndërpresin rrjedhën tuaj të rregullt të punës. Francesco ju rekomandon që të lini mënjanë një periudhë ku merreni me të gjitha këto kërkesa.
“Krijoni një kohë të përditshme një Pomodoro – ose më shumë nëse është e nevojshme – për të përmbushur kërkesat e atyre që ju ndërpresin”, tha ai.
“Unë rekomandoj krijimin e kësaj kohe menjëherë pas drekës, gjë që nuk është koha më e mirë për të bërë aktivitete komplekse”.
Fotografoni atë që keni arritur
Që të shpërbleheni për kompletimin e një sesioni 25-minutësh të fokusuar në punë, duhet t’i bëni foto dhe ta ndani atë.
Francesco tha: “Ju mund të përdorni një grup ËhatsApp. Bëjini një foto të asaj që keni bërë dhe shkruani një koment të shkurtër. Ekipi përditësohet gjithmonë për statusin e qëllimeve të ndryshme. Në fund të ditës, rishikoni shkurtimisht fotot me ekipin dhe shkëmbeni mendime”.
Burimi / www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.