Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit duke ecur në këmbë nga shtëpia në shkollë ndikon në kujtesën e fëmijëve. Një studim i udhëhequr nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal) ka treguar se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mund të ketë efekte dëmtuese në zhvillimin kognitiv të fëmijëve.
Studimi, i publikuar kohët e fundit, gjeti një lidhje midis një reduktimi të funksionimit të kujtesës dhe ekspozimit ndaj PMB-së (PM2.5) dhe karbonit gjatë udhëtimit në këmbë për në shkollë.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se përfitimet nga ecja e përditshme ose çiklizmi janë më të mëdha se rreziqet e ekspozimit.
“Rezultatet e studimeve të hershme toksikologjike dhe eksperimentale kanë treguar se këto ekspozime të shkurtra ndaj përqendrimeve shumë të larta të ndotësve mund të kenë një ndikim disproporcionalisht të lartë në shëndetin”, shpjegon Mar Álvarez-Pedrerol, hulumtues ISGlobal dhe autori kryesor i studimit. “Efektet e dëmshme mund të jenë veçanërisht tek fëmijët për shkak të kapacitetit të tyre më të vogël të mushkërive dhe shkallës më të lartë të frymëmarrjes.”
Studimi u krye në Barcelonë me mbi 1,200 fëmijë të moshës nga shtatë deri në 10 vjeç, të cilët ecnin për në shkollë.
“Fakti që fëmijët që ecin në shkollë mund të jenë më të ekspozuar ndaj ndotjes, nuk do të thotë që fëmijët që udhëtojnë me makinë ose në transportin publik nuk janë të ekspozuar në nivele të larta. Zgjidhja është e njëjta për të gjithë: zvogëloni përdorimin e automjeteve private dhe krijoni rrugë më pak të ndotura dhe më të sigurta nga shtëpia në shkollë,” thonë ekspertët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.