Nuk janë më pak se plot 5600 studime të ndryshme mbi efektet e tij. Përdorimi i tij daton shekuj më parë dhe sot njihet si një përbërës i fuqishëm anti-kancer. Kurkumina është pigmenti i verdhë i ekstraktuar nga turmeriku dhe njihet ndryshe si kurkuminoide. Kurkumina vetë ka demonstruar veti të pabesueshme anti- kancer.
Në vendet ku njerëzit e përdorin çdo ditë, 100-200mg ose 1-2 lugë caji për një periudhë të gjatë kohore, kërkimet kanë treguar se kanë një përqindje më të ulët nga risku për kancer. Lidhja që ekziston midis turmerikut dhe qelizave kancerogjene, është studiuar me mbi 2000 studime, të cilat theksojnë se kurkumina lufton kancerin e gjirit, prostatës, mëlçisë, zorrës së trashë dhe pankreasit, duke ndaluar ndarjen e qelizave kancerogjene apo duke ndërhyrë në apoptozë, vdekjen e programuar qelizore, e cila është një përgjigje natyrale e trupit që largon qelizat e dëmtuara nga organizmi. Dhe këtë e bën pa dëmtuar qelizat e shëndosha, ndryshe nga kimioterapia. Një studim në 2007, U.S.A, duke përdorur kurkuminë bashkë me kimioterapinë për kancerin e zorrës së trashë, panë se duke shtuar më shumë turmerik në dietën ushqimore, vriteshin më shumë qeliza kancerogjene, se sa vriste vetë kimioterapia. Problemi me kurkuminën është se ajo nuk përthithet lehtë nga organizmi ynë dhe për këtë duhet patjetër të jetë e përzierë më vaj, pasi nuk tretet në ujë.
Sipas dr. Michael Greger, MD, piperina (fitokimikati në piperin e zi) rrit absorbimin e kurkuminës me 2000 herë. Pra një majë lugë çaj me piper të zi kur të përdorni turmerikun. Një tjetër studim në 2017 nga Baylor Scott dhe White Research Institute gjeti se ekstrakti i kurkuminës ndihmon pacientët gjatë kimioterapisë tek adenokarcimonat pankreatike, një nga format më agresive të kancerit pankreatik. Studimet klinike, shumica prej tyre, tregojnë rezultate fantastike nisur nga ekstakti, jo vetëm pluhuri i turmerikut. Ta sqaroj pak këtë. Vetëm 3% e peshës së turmerikut pluhur është kurkumin që ka efekte kaq të mira. Ndërsa në ekstraktin e turmerikut, përqëndrimi është më i madh, deri në 95%. Pra i bie që një kapsulë me gjysmë grami ekstrakt turmeriku, të ketë 400mg kurkuminë dhe e njëjta sasi me turmerik pluhur, të ketë vetëm 15 mg kurkuminë. Një tjetër problem sipas ConsumerLab, është se turmeriku pluhur ka më shumë mundësi që të kontaminohet me metale të rënda (pak a shumë si në rastin e spirulinës). Nuk i rekomandoj format e hapura të erëzave apo superushqimeve, ose merrini të certifikuara nga BE 100% organike, ose kapsulë. Por nëse zgjidhni kapsulë, merrni ato pa shtesa artificiale, apo gluten dhe ngjyrues.
Ndihmon gjithashtu edhe në rritjen e imunitetit, por edhe duke vepruar si një antiinflamatore i shkëlqyer./Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.