Ushtrimet fizike, të cilat duhet të bëhen rregullisht, i ndihmojnë personat e moshuar të përmirësojnë ekuilibrin duke zvogëluar kështu rrezikun nga rrëzimet, që shkaktojnë shpesh fraktura dhe paraliza për periudha të gjata.
Por jo të gjitha aktivitetet fizike lejojnë arritjen e këtyre rezultateve. Këtë tezë e mbështesin studiuesit e Cochrane Library, një arkiv ku janë mbledhur dokumente që i përkasin efikasitetit të trajtimeve dhe të ndërhyrjeve të asistencës mjekësore.
Studiuesit kanë shqyrtuar rreth 94 kartela klinike dhe kanë arritur në përfundimin se ekuilibri mund të
përmirësohet nëpërmjet aktivitetit fizik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.