Ashtu si xhinset e gjata, edhe ato kanë lindur si një model tepër i pëlqyer dhe mjaft konkurrues. Me potencial stilimi, xhinset e shkurtra janë moda më e dukshme e kësaj vere. E pasur me mundësi për të shpërfaqur palët e preferuara, periudha e mundëson
t’i veshim ato praktikisht me asgjë. Duke marrë shtysë nga disa personazhe botërorë, ju prezantojmë disa nga mënyrat e duhura, se si mund t’i vishni xhinset tuaja, pa ekzagjerime, këtë herë në trendin më të ri. Forma të shkurtra deri në rrëzë të vitheve, frymëzim që si gjithmonë VIP-at e transmetojnë të parët, kuruar sipas një stili praktik.
Alexa Chung ka gjetur stilin e një gjimnasteje me xhinset e saj të shkurtra, kombinuar me atlete klasike. Pavarësisht ç’ka mund t’i shkojë një veshjeje sportive, më saktë një ndeshjeje bejsbolli, Rihanna-s i shkon për mrekulli veshja e shoqëruar me xhinse të shkurtra.
Miranda Kerr gozhduar pas një tjetër stili, e bën atë të duket domosdoshmërish një vajzë “e ftohtë”, ashtu si veshjet e errëta ngjitur pas trupit, apo kjo xhaketë xhins e lidhur pas belit.
Kirsten Dunst ka zgjedhur një model që dukshëm gërshetohet me një bluzë dinjitoze dhe sandale me rripa në kyçet e këmbës.
Rachel Bilson ka zgjedhur xhinse të shkurtra ngjyrë të bardhë, me efekt të freskët dhe model rinor, shoqëruar me një palë sandale imitacion lëkurë leopardi.
Taylor Swift ka ribërë një palë pantallona të shkurtra kombinuar me një çantë dinjitoze të zezë, bluzë të bardhë dhe me këpucë me takë të lartë. Emma Roberts ka bërë që me veshjen e saj të duket “e ftohtë” me xhinse të shkurtra në ngjyra kontrasti me pulovrën dhe çizmet e shkurtra.
E ëmbla Heidi Klum stilon me një veshje ngjyrë ushtarake, me një kanotiere të stilit bohemian.
Xhinse të shkurtra shik si të Alessandra Ambrosio e bëjnë supermodelen braziliane të duket mahnitshëm. Shoqëruar me aksesorë si çanta e lëkurës e punuar me dorë, e firmës Birkin, ngjyrë neutrale dhe një palë sandale të sheshta me rripa.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.