Mirëqenie

December 25, 2018 | 8:30

Elisaveta Biba: English for life, një botë emocionuese!

HELEN DORON LEARNING CENTER

Helen Doron English – Lideri botëror në industrinë e të mësuarit të anglishtes për fëmijë nga mosha 3 muaj deri 19 vjeç.

Pothuajse dy milion fëmijë flasin anglisht falë Helen Doron. Para 30 vitesh gjuhëtarja dhe edukatorja Helen Doron ka bërë një revolucion në të mësuarit e Anglishtes si një gjuhë e huaj për fëmijët e vegjël duke zhvilluar një metodë që imiton mënyrën në të cilën bebet mësojnë gjuhën amtare të tyre. Elizaveta Biba (Liza) është drejtoresha e Helen Doron Learning Center në Tiranë si dhe përfaqësuesja kombëtare e Helen Doron English në Shqipëri. Me kombësi nga Rusia, Liza ka mësuar anglisht gjatë gjithë jetës së saj. Ajo shprehet se përvoja e saj me metodën jo tradicionale Helen Doron English ka sjellë motivim dhe përmbushje si mësuese, kënaqësi si prind, dhe gjithashtu dhe një sukses në karrierë.

Intervistë me Elizaveta Biba, Drejtoreshë

Si lindi ideja e hapjes së kësaj qendre të gjuhës angleze për fëmijë?

U bënë 9 vite që kur lëviza në Shqipëri, për të nisur një familje, histori dashurie. Unë vij nga një shtet ku edukimi i hershëm i fëmijëve është i njohur dhe popullor në shumë aspekte: sport, art, gjuhë e huaj dhe më tepër. Është e provuar nga shumë studime dhe përvoja që zhvillimi i hershëm i bebeve dhe fëmijëve maksimizon aftësitë e tyre dhe përdorimin e potencialit të tyre në një formë që është natyrale, argëtuese dhe e lehtë. A nuk do e dëshironit këtë lloj përvoje tek foshnja juaj? Të njëjtën gjë mendova për fëmijët e mi në të ardhmen dhe të gjithë prindërit mendjehapur në Shqipëri. Fatkeqësisht nuk kishte qendra apo klube bebesh; madje edhe sot qendra “Helen Doron English” vazhdon të jetë e vetmja!

helen-doro

“Helen Doron Learning Center” është një markë ndërkombëtare franchise në Shqipëri. Sa e lehtë është të hapësh një qendër të tillë?

Kam nisur aktivitetin me shumë besim te suksesi i metodës në mbarë botën dhe të një modeli biznesi të provuar. Nuk është e lehtë, por është shumë e bukur. Të sjellësh një koncept të ri për fëmijët, jo gjithmonë përqafohet shpejt nga publiku. Por duke pasur pasionin dhe duke parë gëzimin dhe kënaqësinë e prindërve ndaj rezultateve, kemi arritur të ecim përpara me sukses. Kur je

pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, ecuria është e garantuar dhe e lehtëson shumë menaxhimin e biznesit. Më pëlqen motoja e autores Helen Doron: “In business for yourself, not by yourself”. Gjithashtu, kam pasur fatin e mirë të punoja me kolege që dhe ato njësoj si unë e bënin punën me pasion dhe përkushtim për të sjellë shërbimin në të gjitha format e kërkuara nga formati ndërkombëtar.

Pse prindërit duhet të investojnë në mësimin e dygjuhëve që në moshë të vogël të fëmijëve?

Çfarë dëshirojmë për fëmijët tanë? Të jenë të gëzuar, konfidentë, të kenë vetëvlerësim dhe të arrijnë maksimumin. Duke marrë parasysh që jetojmë në një botë globale, ku anglishtja është gjuha lider në edukim dhe biznes, ne dëshirojmë që fëmija të rritet si fëmijë bilingual. Është shumë e rëndësishme që fëmija të zotërojë anglishten njësoj si gjuha mëmë. Dhe kjo nis që në moshë të hershme. Në qendrën tonë e fillojmë mësimin e gjuhës angleze që bebe me anë të muzikës, lojërave, kreativitetit dhe përdorimit të shqisave. Theksi dhe melodia e gjuhës fitohen vetëm në moshë të hershme. Gjithashtu, me anë të metodës Helen Doron English, eksperienca e të mësuarit pozitiv, dashuria si dhe të menduarit e të shprehurit natyrshëm në anglisht është e garantuar. Vetë vajza ime, që tashmë është 4 vjeç, e ka nisur programin e anglishtes që në moshën 9 muaj dhe tani flet rrjedhshëm 3 gjuhë. A nuk është avantazh për gjithë jetën e saj?!

Si zhvillohet mësimi tek ju?

Të mësuarit me anë të lojës dhe kreativitetit në mënyrë serioze, ndërveprimi i lartë me fëmijët në grupe të vogla (4-8 fëmijë), dëgjimit përsëritës çdo ditë, duke përfshirë multimedian dhe teknologjinë inovative të edukimit, programet dhe materialet unike, mësueset e mirëtrajnuara dhe të përkushtuara, e bëjnë të mësuarin e gjuhës angleze efektiv dhe të veçantë (ndryshe nga metodologjia tradicionale mësimore). Një prind shprehet: “Më pëlqeu mënyra e mësimdhënies duke përfshirë këngën dhe lojën. Nga të gjitha metodat zgjodhëm Helen Doron, sepse është një mënyrë për të mësuar dhe socializuar. Fëmija im është në kontakt të vazhdueshëm me gjuhën nëpërmjet teknologjisë dhe aplikacioneve që ofron metoda. Ai pëlqen komunikimin me mësuesen, lojërat e ndryshme që organizohen, kërcimin dhe këndimin. Flet vazhdimisht dhe është përmirësuar në mënyrën e të folurit dhe të sjellurit në grup” (Irina Ademi, mamaja e Learit 4 vjeç). Të marrit pjesë në një orë mësimi te ne, ju jep një pamje më të plotë të mësuarit argëtuese dhe natyrshëm të gjuhës angleze. Jeni të mirëpritur!

helen-doro1

Jemi në muajin e festave të fundvitit, ku gjithçka dhe çdo gjë orientohet dhe lidhet me familjen. Organizoni ju festa, takime, grupime mes fëmijëve dhe familjarëve?

Duke pasur pasion dhe dëshirë për t’i ofruar komunitetit gjithmonë diçka të çmuar, ne organizojmë shpesh aktivitete ku në fokus janë fëmijët dhe koha cilësore si familje. Si qendër u japim rëndësi jo vetëm të mësuarit të gjuhës angleze, por dhe të theksuarit të vlerave domethënëse për jetën. Këto aktivitete përfshijnë: sportin, gatimin, bamirësinë, librat duke shkuar përtej thjesht të qenit një qendër e mësimit të gjuhës angleze. Si programet tona, ashtu dhe aktivitetet, kanë si qëllim të mësuarin e vlerave sociale. Këtë fundvit dhurojini fëmijës tuaj një eksperiencë pozitive dhe jetëgjatë të të mësuarit të gjuhës angleze si gjuha mëmë!

ADRESA

Tiranë | Rr. Osman Myderizi, Nd 2  |  +355 69 67 40 10 444  |  +355 69 69 38 245

Vlorë | Rr. Hasan Kushta, pallati 11/2  |  +355 69 65 13 532  |  Facebook: HelenDoronTirana

Web: www.helendoron.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top