Fëmijët që lypin ose shesin në rrugë vijojnë të jenë problematikë në vendin tonë. Aktorja Ema Andrea ka pulikuar një dialog prekës në Facbookun e saj me këta fëmijë, të cilët siç shkruan ajo sot kishin zgjedhur të ishin “për vizitë” nga Univeristeti i Arteve.
“Këta fëmijë ishin ”për vizite” nga UA sot!! Të bukura, të zgjuara,mosbesuese!! Dikush largohej në se i kalonin pranë!! Ska rëndesi!! ..Këta fëmijë duhen mbrojtur për një jete ndryshe të merituar!!
Unë – pse nuk shkon në shkollë?
Ajo – skemi kushte (e sigurtë në përgjigje)
Unë- po ti ke televizor??
Ajo – pse të kesh televizor do të thotë të kesh kushte??
Unë – pse nuk do të bëhesh mësuese??
Ajo – (heshtje)…sytë e saj shkëlqyen dhe buzëqeshi…..
Une – ..do mësosh pse qielli është blu e pse toka e rrumbullakët etj etj..
Hodha sytë nga bari aty afër…plot me studentë ……shumica duke u kotur si gjeli i Migjenit!! #unëmbrojfëmijët !!”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.