Nga momenti kur mësoi se ishte shtatëzënë, modelja shqiptare nuk i ka kursyer fotografitë për fansat e saj. Emina Çunmulaj, pas 40 javësh pritje të ëmbël është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë vogëlushen, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ella.
Emina ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, teksa shihet me bashkëshortin dhe vajzën.
“Mirëseerdhe e dashura ime, Ella Faria Nazarian. Familja ime e bukur”, shkruan Emina.
Modelja është e martuar me miliarderin amerikan me prejardhje iraniano-izraelite, Sam Nazarian.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.