Lifestyle

April 18, 2017 | 14:12

Emma Morano, personi më i vjetër në botë, vdiq 117 vjeç. Njihuni me pasardhësen e saj

Ajo u pagëzua 104 vjet më parë, ka një djalë 97-vjeçar dhe shkon në kishë për më shumë se një shekull. Njihuni me  Violet Brown, një grua xhamaikane 117 vjeç, e cila tashmë është bërë personi më i vjetër në botë, pas vdekjes së italianes Emma Morano këtë fundjavë.

Emma Morano

Emma Morano

“Ndihem mirë, ndjehem e lumtur që jam personi më i vjetër në botë. Nuk e kam menduar se do të isha personi më i vjetër në botë. Falenderoj Zotin për çdo gjë që më ka dhënë mua”, është shprehur ajo për mediat vendase.

Brown ka lindur më 10 mars 1900. Ajo njihet me nofkën “Tetoja V”. Ajo dhe burri i saj kanë punuar shumë në fermë , dhe Brown ia krediton punës vitet e jetëgjatësisë.

“Të rinjtë sot kanë gjithçka shumë të letë, tubat e ujit, taksi, autobusë për të shkuar ku duan, gjithçka për lehtësinë e tyre. Kur isha e re, unë kam për të punuar në vështirësi të shumta. Kur i kujtoj filloj të qaj sesa të vështirë e kam pasur për të siguruar jetesën e familjes sime”, thotë ajo.

Violet Brown

Violet Brown

Në një intervistë të dhënë për një media vendase në 2010, ajo tha se sekreti i saj i jetëgjatësisë është një parim i gjetur në Dhiatën e Vjetër të Biblës: “Ndero nënën dhe babain tënd që të kesh jetë të gjatë”.

Ajo ha gjithçka, përveç pulës dhe derrit, dhe ka hequr dorë alkooli/ rumi.  Brown rregullon ende vetë shtratin e saj çdo mëngjes, lexon, shkruan dhe i qëndron besnike besimit të saj baptist. “E dua Kishën”, ka thënë ajo.

Brown kishte gjashtë fëmijë, edhe pse njëri prej tyre ka vdekur.

Femrat kanë shumë më shumë gjasa të shijojnë jetëgjatësinë. Rreth 85 për qind e njëqindvjeçarëve janë gra. Burri më i vjetër i gjallë është aktualisht 113 vjeç,  Israel Kristal, i cili jeton në Izrael.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top