Aktorja amerikane, Emma Stone, ka treguar se si është të jetosh me ankth në një moshë të vogël.
Stones, e cila e fitoi çmimin Oskar për aktoren më të mirë këtë vit, për performancën e saj në La La Land, ka folur në emisionin e Stephen Colbert, ku ishte e ftuar për të promovuar filmin e saj të “Beteja e Sekseve”.
Aktorja u hap për përvojat e saj me ankthin që në moshë të vogël.
“Isha një fëmijë shumë, shumë, shumë i shqetësuar dhe kisha shumë sulme paniku”, shpjegoi ajo.
Por, prindërit e saj e ndihmuan të gjejë ndihmën që duhej.
“Kam përfituar shumë nga terapia,” tha Stone. “Unë fillova në moshën 7-vjeçare”
Dhe ajo e dëshmoi këtë fakt me një ilustrim.
“Kjo jam unë, mendoj”, tha 28-vjeçarja, teksa tregoi vizatimin që kishte realizuar gjatë terapisë.
“Terapia më ka ndihmuar aq shumë. Kam akoma ankth edhe në ditët e sotme – jo sulme paniku”.
Dhe ajo nuk është e vetme.
Yjet e tjerë, si Kristen Bell dhe Ryan Reynolds, janë rrëfyer për përvojat e tyre me ankthin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.