Në fokus

December 8, 2020 | 11:31

Emocionet e fundvitit, bilanci i një viti që nuk kthehet më

Për shkak të trendit të kohës, festat kthehen në stres, për mënyrën se si duhet të festojmë dhe shpenzimet e saj. Dëshiroj të përqendrohem në pikëpamjen socio-psikologjike se festat e fundvitit janë përmbyllja e një cikli jetësor dhe fillimi i një të riu. Mosarritja e disa gjërave për të cilat pritshmëria e njeriut ka qenë e lartë, sjell demotivim.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Duket sikur në festa duhet t’i kesh mbushur shumë mirë xhepat me para, sepse sot jeta konceptohet sipas ekonomisë. Emocionet pozitive vijnë si stimul i saj, jo si stimul i reagimit të brendshëm të njeriut. Në çdo fundvit njeriu mendon mbi veten, jetën e tij dhe vazhdimësinë në objektivat dhe qëllimet në përmirësimin e jetës së tij. Është e rëndësishme për t’u thënë se jo për të gjithë mbarimi i një viti vjen me gëzim. Ka njerëz që e përjetojnë me melankoli dhe trishtim. Mund të ketë qenë një vit ku humbjet ishin më të mëdha se sa gëzimet. Jeta ka situata dhe ngjarje ku nxirren mësime dhe fitohet një eksperiencë e mirë për të përballuar atë në vazhdim. Megjithatë ju keni një jetë përpara për të arritur atë të cilën vërtetë e dëshironi.

Sugjerime

1.Festojini festat sipas dëshirës suaj, jo si duan të tjerët. Më e rëndësishmja është të ndiheni mirë me veten tuaj, sesa për t’u dukur mirë në sy të të tjerëve.

2.T’i jemi mirënjohës vetes dhe jetës për ato që kemi dhe na mbajnë gjallë të gjithin në plot kuptimin e fjalës.

3.Krijoni një rutinë tuajën me vetëdisplinë. Pa vetëdisiplinë nuk ka arritje personale.

4.Është e nevojshme të kuptohet se për disa gjëra është e pamundur të ndryshohen, duke filluar që nga sjellja e njerëzve që shpeshherë ju çojnë në limitet e durimit, por ju duhet të tregoheni të duruar duke i lënë gjërat të shkojnë në mënyrën e vetë. Ose largohuni përfundimisht nga njerëzit toksikë nëse mundeni.

5.Kur mendon se gëzon shëndet të mirë ti dhe të afërmit e tu, të shtrenjtët i ke pranë, ke miq që gëzohen për sukseset e tua dhe je njeri produktiv, atëherë keni fituar më shumë se gjysma e gjërave në thelbin e jetës.

6.Kujtoni vetëm ngjarjet e bukura dhe pozitive, pasi truri i njeriut mban mend gjërat e mira, dhe të këqijat përpiqet t’i lërë në harresë.

Nëse në bilancet tuaja mbi veten dhe atë që zgjidhni të jetoni vërehet ana pozitive, vite më të mira ju presin.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top