Studim

January 26, 2021 | 8:05

Emocionet janë ngjitëse, ashtu si dhe gripi

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Memory&Cognition u ngrit pyetja nëse sëmundjet mendore mund të ngjiten ashtu si gripi. Individët që morën pjesë në këtë studim raportuan se pas ndërveprimit me dikë që vuan nga ankthi, alkoolizmi, apo edhe skizofrenia, sëmundja u ngjitej dhe atyre.

1Mirëpo ekspertët u përgjigjën se ne mund të ndikohemi nga emocionet dhe veset e njerëzve me të cilët kalojmë kohë, por sëmundjet mendore nuk janë ngjitëse.

Psikologia Judy Ho ka shtuar se janë emocionet ato që janë tilla, pasi njerëzit janë qenie sociale që reagojnë ndaj mjedisit.

Sëmundjet mendore shkaktohen nga një sërë faktorësh biologjikë, gjenetikë dhe mjedisorë. Ato mund të jenë dhe të trashëguara pjesërisht. Por emocionet janë të përkohshme dhe nuk përfaqësojnë sëmundje domethënëse që kanë nevojë për trajtim.

Burimi Rtsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top