Zhvillimi i trurit të fëmijës dhe mënyra si funksionon gjatë viteve të para të jetës është tepër i veçantë. Empatia, pra aftësia e të vendosurit të vetes në vend të tjetrit për të kuptuar mënyrën si ndihet ai, konsiderohet si diçka “të rriturish”. Por çfarë shpreh Max Planck nga “Institute for human cognitive and brain sciences” në Gjermani së bashku me Universitetin holandez të Leida?
Si u zhvillua testi?
43 fëmijëve të moshës 3-4-vjeçare ju skanua truri me anën e rezonancës magnetike ndërsa i përgjigjeshin disa pyetjeve logjike. Përfundimet treguan qartë se si një fëmijë 4 vjeçar fillon të bëhet i ndërgjegjshëm në lidhje me mënyrën si tjetri ndihet, dhe këtë e ka shprehur me anën e përgjigjes që ka dhënë pasi ka marrë një stimul të caktuar. Empatia do të zhvillohet në zonën e përparme dhe pasme të trurit, në mënyrë krejtësisht të pavarur nga aftësitë e tij njohëse, si inteligjenca, aftësitë gjuhësore apo kontrollimi i impulsit.
Zhvillimi i trurit të fëmijës ndodh në mënyrë natyrale, megjithatë ka edhe disa stimuj të veçantë që e ndihmojnë për ta zhvilluar më shpejt dhe më mirë. Në të kundërt, stimujt negativë, do të ndikojnë po negativisht në zhvillimin e empatisë duke bërë gjithashtu që fëmija të ketë një rritje jo të ekuilibruar. Në të gjithë këtë, roli i prindërve është thelbësor!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.