Në fokus

November 21, 2019 | 9:10

EMSH: Zgjidhja më e mirë për ju!

Të bëhet qejfi të shohësh prodhime shqiptare në treg. Krenohesh dhe mendon se e djeshmja e shkuar po rikthehet sërish, bashkë me traditën dhe vlerat e punës. Në një kohë ku eksporti gjithfarësh mbizotëron tregun, angazhimi i sipërmarrjeve të tilla gjigante, është një tregues besueshmërie, besnikërie dhe tradite të vazhdueshme, që përcillet nga njëri brez në tjetrin. Euro Metal Shkëmbi është grup i madh dhe serioz i investimeve më në zë në vend, i cili përfshin disa kompani, lider për prodhimin e produkteve të ndryshme prej metali: EMSH Manifacture, EMSH Distribution, Wagner.

Jemi duke folur konkretisht për E.M.SH, një emër që vjen si produkt i EuroMetal Shkëmbi, i cili operon në tregun shqiptar dhe jo vetëm prej 28 vjetësh. Në bazë të kulturës artizanale dhe angazhimit të familjes Shkëmbi, kjo kompani ka kontribuar në transformimin e një koncepti artizanal të një produkti industrial që përfshin dyer të blinduara, parmakë metalike, porta, vetrata, grila, tryeza dhe karrige metali, si dhe platforma dekoresh për arredimin e ambienteve si në fasadë ashtu dhe në brendi të arkitekturave.

E krijuar në vitin 1991, E.M.SHrespekton standardet evropiane në projektimin dhe prodhimin e tyre, të certifikuara nga instituti Giordano në Itali me certifikatën e produktit klasi III. E.M.SH Manifacture prodhon një gamë të gjerë produktesh kualitative, falë një përvoje shumëvjeçare dhe një stafi të specializuar që përkujdeset për çdo fazë të prodhimit, duke qenë një produkt i sigurtë, me izolim akustik dhe termik. E.M.SH gëzon licencën e 89-të në të gjithë Shqipërinë që prej vitit ‘91.

Sot kjo kompani ka 8 pika vendndodhjeje si dhe është distributore e qëndrueshme për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe një pjese të Evropës.

EMSH DISTRIBUTION, PREKE NGA AFËR QËLLIMIN

Maji i këtij viti starton me një platformë ambicioze për kompaninë E.M.SH Group. Një vëmendje maksimale kushtuar jo vetëm prodhimit, por mbi të gjitha raportit, shitjeve dhe distribucionit të disa brendeve ndërkombëtare. Një investim i rëndësishëm që rikoncepton me një gjendje të re funksionale godinën trekatëshe përballë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas administratorit të kësaj sipërmarrjeje, kjo godinë historike do të jetë vërtetë multifunksionale. Në katin e parë do të kryejë aktivitetin e saj E.M.SH Distribution, për të bashkëpunuar me të gjitha ata që janë të interesuar për markën. Në katin e dytë do të jenë kompanitë e distribucionit si dhe një rrjet supermarketesh.

Ndërsa në katin e tretë do të jetë një bar tarracë multifunksionale. E.M.SH Distribution në brendësi të saj do të ketë brende si:

ISEO: Një ndër kompanitë lider në botë për prodhimin e bravave me ingranazh mekanik dhe bravave elektronike; Sisteme elektronike me fingher print, Face ID, Chip, Smart phone system. ISEO është kompani lider edhe në prodhimin e fishekëve me hapje manuale dhe fishekëve me hapje elektronike.

Pjesë e E.M.SH Distribution është edhe kompania Gjermane “Wagner”. WAGNER është një kompani e cila merret me prodhimin e impianteve të lyerjes për fabrika dhe industri që përdorin lyerjen si pjesë të procesit të tyre.

E.M.SH Agro është një kompani e cila merret me prodhimin e furrave për tharjen e bimëve medicinave. E.M.SH Agro është kompania e parë shqiptare e cila merret me prodhimin e këtyre furrave dhe me këtë risi kompania E.M.SH Distribution ju vjen në ndihmë gjithë fermerëve të vendit dhe jo vetëm.

E.M.SH Interior Doors është një kompani e cila merret me tregtimin e dyerve të brendshme. Ajo do të jetë funksionale për tregun shqiptar si për shitjet me pakicë edhe për shitjet me shumicë.

Pjesë e E.M.SH Distribution do të jenë edhe 5 brende të tjera botërore, por që do të mbeten surprizë deri ditën e hapjes.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top