Të martën, Dukesha e Sussex njoftoi se libri i saj i parë për fëmijë, “The Bench”, i cili hulumton lidhjen midis baballarëve dhe djemve siç shihet nga sytë e një nëne, do të botohet më 8 qershor. Në një njoftim për shtyp, Meghan shpjegoi se për librin u frymëzua nga një poezi e Ditës së Babait, që ajo shkroi për bashkëshortin e saj, Princin Harry. Por, Dukesha është akuzuar për vjedhjen e idesë nga libri i një autori britanik të publikuar në vitin 2018, shkruan “The Sun”.
Kritikët kanë theksuar se ai ka ngjashmëri me librin e shkruar nga Corrinne Averiss, të titulluar “The Boy”.
Të dy kopertinat e librave shfaqin pemë dhe stola nën to, si dhe zogj. Gjithashtu, në të gjendet një foto e një babai me djalin teksa dremisin në natyrë, ashtu si dhe një foto në librin e autorit britanik ku djali shihet i ulur në një stol me babin e tij që po punon në laptop.
“’The Bench’ filloi si një poezi që unë shkrova për burrin tim në Ditën e Atit, një muaj pasi Archie lindi,”- tha Meghan në njoftimin për shtyp, “Ajo poezi u bë kjo histori”.
Libri është ilustruar nga artisti fitues i Caldecott, Christian Robinson. Në një njoftim për shtyp, Meghan përshkruhet si “një nënë, grua, feministe dhe aktiviste”, e cila “aktualisht banon në shtetin e saj në Kaliforni me familjen e saj, dy qen dhe me një tufë me pula”.
Një ilustrim i brendshëm nga libri përshkruan një baba me uniformë ushtarake duke përshëndetur ngrohtësisht djalin e tij. Harry, një veteran ushtarak, shërbeu si kapiten në Ushtrinë Britanike.
Çifti janë prindër të djalit Archie, i cili mbush 2 vjeç të enjten dhe po presin një vajzë këtë verë.
Burimi Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.