Mirëqenie

April 25, 2016 | 8:38

Ëndrrat erotike dhe kuptimi i tyre

Nga Elona Kormaku Psikologe Klinike

Ëndrrat… rruga mbretërore drejt pavetëdijes njerëzore

Duhet të pranojmë se procesi i gjumit është një mister, që herë është i shpjegueshëm e herë jo. E pandërgjegjshmja jonë shfaqet pikërisht atëherë kur jemi duke fjetur dhe duke ëndërruar. Netët tona shfaqen tepër të lira dhe të shoqëruara me dëshira që mbahen të fshehta në jetën tonë aktive. Sa herë ëndërrojmë gjëra apo ngjarje me përmbajtje të turpshme prej të cilave shfaqim habi. Çfarë nënkuptojnë vërtet këto ëndrra që kanë në fabul skena erotike e të turpshme?

Gjumi përbëhet nga tri deri në pesë cikle nga 90 minuta ku secili cikël përmban një fazë gjumi paradoksale nga tjetra. Gjatë këtij procesi njerëzit ëndërrojnë më tepër dhe mund të flasin rreth tyre me lehtësi edhe duke kujtuar detaje.

Nga vijnë ëndrrat tona erotike?

Ëndrrat erotike shpjegojnë shumë mbi veten tonë. Nëse do duam të gjejmë burimin e tyre, psikanaliza sheh si burim kryesor të ëndrrave tona, të pandërgjegjshmen. Sipas Frojdit, ëndrrat janë fryt i pulsioneve të shtypura seksuale fëminore dhe të dëshirave të ndaluara. Për të, ëndrrat janë gjithashtu imazhe të dëshirave që duken të parealizueshme në jetën tonë reale. Këtu duhet të tregojmë kujdes dhe shpjegimi i këtyre ëndrrave të jetë shumë i specializuar. Dikush që ka ëndërruar duke kryer marrëdhënie seksuale me profesorin e vet të fizkulturës, nuk do të thotë që ai dëshiron ta konkretizojë këtë gjë dhe të këtë marrëdhënie reale me atë person. Kjo mund të vijë edhe si rezultat i dëshirës që dikush mund të ketë për të pasur një trup muskulor si profesori i vet. Ëndrrat tona erotike na lejojnë të lirohemi nga tensionet e akumuluara gjatë një dite dhe konsiderohen si shumë të vlefshme kundër stresit. Për të kuptuar ëndrrat me përmbajtje erotike duhet të dimë t’u japim shpjegim edhe simboleve që përmban një ëndërr. Një funksion i rëndësishëm i ëndrrave është edhe çlirimi nga bllokimet psikologjike. Nëse një femër ëndërron akte seksuale me meshkuj të dhunshëm, kjo ëndërr mund të shpjegojë shenja të dukshme të agresionit tek ajo. Nëse dikush ëndërron shpesh akte seksuale pranë një zjarri, kjo nënkupton se dashuria e tij/ saj është dinamike. Sipas psikanalizës, ekzistojnë dy tipe ëndrrash erotike: Ëndrrat erotike me penetrim, të cilat nënkuptojnë një mungesë në aspektin seksual në jetën e përditshme të individit si dhe. Ëndrrat erotike me përqafime e puthje seksuale që ju përcjellin idenë se çdo gjë shkon mirë në erotizmin tuaj.

5 ëndrrat erotike më ekstreme

1 – Me Presidentin e Republikës

Presidenti i Republikës simbolizon për femrat figurën atërore, figurën e fuqishme që përballet me vështirësitë dhe që i zgjidh ato. Nëse ëndërroni duke fjetur me të, ndoshta ju jeni duke kërkuar kapacitetin e plotfuqishëm që ju mungon te vetja.

2 – Duke fjetur me miken e ngushtë

Mos u shqetësoni, të flesh me miken tënde nuk nënkupton se ju jeni biseksuale apo e dashuruar me të, por thjesht e tërhequr dhe shumë e lidhur me këtë mike.

3 – Duke fjetur me një të panjohur, që i dallon vetëm trupin

E panjohura simbolizon mashkullin. Nëse ai nuk identifikohet në portret, kjo shpjegon se ëndërruesja është e paaftë të hyjë në një marrëdhënie në çift. Këtu duhet analizuar se kush është raporti i saj me seksin e kundërt, a ka shenja dalluese të inferioritetit dhe kush ka qenë roli mashkullor në familjen e saj?

4 – E vetmja femër mes shumë meshkujsh

Kjo ëndërr mund të ilustrojë një mungesë apo një mospërmbushje në aspektin seksual të femrës. Mund të lidhet edhe me një dëshirë dhe nevojë për të qenë e hapur me të tjerët, për të fituar vendin në kolektiv.

5 – Një mashkull që të dhuron kënaqësi

Sipas Jungut, njeriu mbart pjesën e pandërgjegjshme të seksit të kundërt. Pjesën mashkullore për femrën dhe pjesën femërore për mashkullin. Ëndërruesja ndjen nevojën të rizgjojë anën e vet mashkullore. A lidhet kjo nevojë me dëshirën e saj për t’u identifikuar me figurën e babait? Apo kemi shfaqje të frustracioneve profesionale?

Kafsha simbolizon atë që dikush dëshiron të përjetojë me partnerin e vet: ledhati, butësi, pasion dhe pavarësi.

A duhet te ndiejmë turp kur ëndërrojmë skena seksuale?

Të ëndërrosh skena me përmbajtje erotike është shumë natyrale si dhe një shenjë e një shëndeti të mirë psikik. Ëndrrat erotike shfaqen që në adoleshencë, atëherë kur zbulohet ndjenja e dashurisë për seksin e kundërt. Pozitiviteti i skenave erotike në një ëndërr ka të bëjë me aftësinë tonë për të ndërthurur më së miri, logjikën, intuitën, forcën për të vepruar edhe imagjinatën. Morali dhe edukata janë terma që nuk kanë kuptim në botën e parregullt të gjumit, ku fantazitë më të çmendura zëvendësojnë urtësinë dhe normat e jetës së përditshme. Psikiatër të ndryshëm mendojnë se ëndrrat me përmbajtje seksuale na lejojnë të çlirojmë energjinë tonë libidinale (seksuale). Ne mund të jemi duke ëndërruar veten, duke tradhtuar partnerin tonë me dikë tjetër e megjithatë nuk duhet të ndihemi në faj nëse realisht po jetojmë një jetë seksuale monotone e në ëndërr shfaqet një mashkull që ju mban fort të lidhur në mënyrë pasionante. Për ëndrrat ekziston një shprehje e cila thotë: Ëndrrat …rruga mbretërore drejt pavetëdijes njerëzore. Të jemi të vëmendshëm ndaj ëndrrave tona dhe të vlerësojmë përmbajtjen e tyre. Fabula e tyre ka një lidhje shumë të fortë me ekzistencën tonë. Ëndrrat nuk janë të pakuptimta, por mjafton të dimë t’i japim shpjegimin e duhur psikologjik.

Në funksion të situatave, ekzistojnë Interpretime universale të ëndrrave erotike: Të kryesh marrëdhënie seksuale me partnerin tënd, në një tren nënkupton që je në udhë të mbarë në këtë lidhje. Të kryesh marrëdhënie në bordin e një anije, nënkupton se je në harmoni të plotë me partnerin tënd… Një ëndërr që ka në fabul një njeri që ecën i zhveshur plotësisht në rrugë nënkupton një dëshirë ekzibicioniste apo një dëshirë për të lënë të lirë seksualitetin e tij. Të kryesh marrëdhënie seksuale në prezencën e një maceje… Kafsha simbolizon atë që dikush dëshiron të përjetojë me partnerin e vet: ledhati, butësi, pasion dhe pavarësi. Nëse ëndërrojmë skena seksi në prani të një qeni, simbolika e kësaj ëndrre nënkupton rolin e ëndërruesit në raportin e vet dhe nëse qeni është i qetë përfaqëson besnikërinë dhe besimin, nëse qeni leh dhe është agresiv, ai përfaqëson tradhtinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top